Javer Malo
Javer Malo (Delvinë, 1920 - 29 gusht 1997) ka qenë gazetar, diplomat dhe memuarist shqiptar.
Biografia
RedaktoU lind në Delvinë në vitin 1920 dhe studioi për Gazetari në Moskë dhe më pas në Paris. Malo ka qenë një nga gazetarët më të mirë shqiptarë të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitet 1950-1956 punoi si atashe kulturor në ambasadën tonë në Paris. Në vitin 1956 u kthye në Shqipëri, ku punon si gazetar, ku ai shquhet për shkrimet e tij, por njëkohësisht i kushtohet edhe diplomacisë.
Në vitin 1967 ai emërohet ambasador i Shqipërisë në Francë, post të cilin e mban deri në vitin 1975. Pas kësaj periudhe ai kthehet në Shqipëri, ku emërohet në poste shumë të larta. Njohës i shumë gjuhëve të huaja, Malo është edhe autor dhe përkthyes i shumë librave kushtuar gazetarisë dhe diplomacisë.
Ndërroi jetë më 29 gusht 1997, dhe vetëm pak kohë më parë kishte publikuar librin me kujtimet e tij “Paris ‘67-‘75”.