Jeanne Clare Adams
Jeanne Clare Adams (15 qershor 1921 - 21 prill 2007) ishte një shkencëtare kompjuterike amerikane. Ajo ishte Kryetare e Komitetit të Standardeve ANSI X3J3 Fortran që "zhvilloi propozimin e diskutueshëm Fortran 8X".
Ajo u diplomua për ekonomi nga Universiteti i Miçiganit në 1943, dhe ka nje diplome master në telekomunikacion dhe inxhinieri elektrike nga Universiteti i Kolorados në 1979. Pozicioni i saj më i gjatë i mbajtur ishte në Qendrën Kombëtare për Kërkime Atmosferike, Boulder, Kolorado, gjatë viteve 1960-1981, dhe më pas gjatë 1984-1997, si nënkryetar i Divizionit të Informacionit. Për një periudhë të shkurtër ajo koordinoi CYBER 205 projekt për Institutin e Universitetit Shtetëror të Kolorados për Studime Kompjuterike. Adams shkoi në CSUI në shkurt 1982 nga Qendra Kombëtare e Kërkimeve Atmosferike, ku ajo kishte qenë nënkryetare e Divizionit të informatikës, asistent për planifikim dhe menaxher i ndërlidhjes së universitetit. Ajo ishte një statistike kërkimore për një projekt mbi delikuencën e të miturve në Universitetin e Harvardit dhe shërbeu si analist i shërbimit të sistemeve për Forcën Ajrore të Ushtrisë.[1]
Adams ishte gjithashtu kryetare e Komitetit të Organizatës së Standardeve Ndërkombëtare për Gjuhët e Programimit (TC97 / SC5), tani ISO / IEC JTC 1 / SC 7 dhe Komiteti i Standardeve ANSI Fortran (X3J3). Adams shkroi manuale referimi për pajisjet kompjuterike siç është CYBER 205 . [2] [3]
Publikime të zgjedhura
RedaktoBotime të rëndësishme
- Adams, Jeanne C., Walter S. Brainerd dhe Charles H. Coldberg, Udhëzuesi i Programuesit për Fortran 90, McGraw-Hill, New York, 1990.
- Adams, Jeanne C., Walter S. Brainerd, J. Martin, B. Smith, and J. Wagener, Fortran 90 Manual, McGraw-Hill, New York, 1992.
Referime
Redakto- ^ https://history.computer.org/pioneers/adams.html
- ^ Lee, J.A.N. "Computer Pioneers". IEEE Computer Society. Marrë më 20 tetor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ John A. N. Lee; J. A. N. Lee (1995). International Biographical Dictionary of Computer Pioneers. Taylor & Francis. fq. 8–. ISBN 978-1-884964-47-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)