Jeta e lashtë në Shqipëri
Qyteti ilir i Bylisit, një qendër arkeologjike pranë fshatit Hekal te Mallakastres, bën pjese prej disa vitesh në listën e qendrave arkeologjike turistike me mbeshtetjen e Institutit te Monumenteve te Kultures dhe Institutit Arkeologjik. Sipas specialisteve, qyteti antik krahas vlerave kulturore qe mbart ne vetvete shtrihet ne nje peisazh te mrekullueshem natyror, i rralle per syrin e vizitorit apo turistitet. Bylisi 5-6 km larg qytetit te vogel te Ballshit, konsiderohet si nje nder qytetet antike me shtrirje me te madhe dhe me vazhdimesi te gjate jete deri ne periudhen e mesjetes. Fillesat e ketij qyteti i takojne fundit te shekullit te IV te p. e. s. Qyteti antik i cili plotesonte te gjitha kushtet optimale u be ne ate kohe vendbanimi i popullsise qe jetonte ne qytetin e hershem antik te Nikaia, pasi terreni i ketij te fundit i cili ndodhej vetem gjysem ore larg Bylisit, nuk kishte mundesi zgjerimi per shkak se ngrihej ne nje koder te pjerret. Burime te ndryshme historike tregojne se, vendbanimi i ri me siperfaqe te sheshte dhe shume me te madhe nga ajo e qytetit prej nga lindi, me mure rrethuese me gjatesi 2200-2300 metra, u shnderrua shume shpejt ne nje qender kryesore ekonomike dhe politike per fisin e bylyneve. Fuqine ekonomike dhe politike te ketij qyteti e tregon fakti se ne vitin 230- 146 p.e.s pret monedhen e vet pre bronzi te cilat u perdoren ne treven e bashkesise dhe jashte saj.
Ne shekullin e III p.e.s u sistemua dhe u ndertua agoraja (qendra ) e qytetit prej 4 ha, ku ngrihej teatri me 9.000 vende, stadiumi, gjimnazi etj. Sipas burimeve historike, ne fund te shekullit te II te e.s qyteti e humb rendesine dhe jeton si nje qytet i zakonshem, madje kthehet ne gjendjen e nje fshati ku mendohet te kene ndikuar luftrat iliro- romake, ndersa ne shekullin V-VI, pas rrenimit te Apollonise u be qendra kryesore midis Shkumbinit dhe Vjoses. Me pas qyteti i Bylisit u rrenua gjate dyndjeve barbare dhe nuk u rimekemb me. Germimet e para arkeologjike ne kete qender e kane zanafillen e tyre ne vitin 1978. Zbulimet e mureve rrethuese flasin per nje gjendje te demtuar te tyre. Ne inventarin e ketij qyteti numerohen rrenojat e 5 bazilikave paleokristiane, 5 mozaike me motive te ndryshme gjeometrike, floreale, zoomorfe, te cilat i takojne shekullit te 5-6 e.s, monumente te larmishme antike, si mure rrethuese, teatri i rrenuar, tri shetitore, nje stere per ambiente publike e cila sherbente per grumbullimin e ujit etj. Edhe pse eshte nje qytet i cili huazon ne ndertimet e tij kulturat greke dhe romake ai eshte ne vetvete nje qytet tipik ilir, ku nderthuren te tria kulturat se bashku. Ne germimet arkeologjike te kryera ne vitin 1999 ne Pallatin e Peshkopalit, nje nder monumentet me te rendesishem te treves se Ballkanit dolen ne drite dhjete dhoma, te cilat kane sherbyer si magazina, punishte etj, ndersa vitin e kaluar u zbuluan pese dhoma te tjera.
Në fakt nuk është se përbën ndonjë risi absolute, të paktën për njerëzit që pretendojnë të jenë specialistë të fushës së arkeologjisë. Porse për shumicën e njerëzve në mbarë botën, imazhi mbi botën antike greko-romake është ai i përcjellë nga statujat klasike dhe derdhjet, që për ne kanë ngjyrën e bardhë. Por, duke u nisur nga një eveniment artistik i kohëve të fundit, një ekspozitë me objekte antike e statuja të ngjyrosura nga ajo kohë, gazeta gjermane "Die Welt" thekson: Klasikët gjermanë duket se kishin rënë në një gabim të madh historik. Njëngjyrshmëria (pra e bardha klasike) dhe qetësia ëndërrimtare, që statujat e veprat më të mëdha të artit antik duket se na përcillnin, perënditë e tempujt e adhuruar, të cilëve iu kushtuan shumë vepra madhore nga shkrimtarët tanë më të mëdhenj (si J. W. Goethe për shembull), në të vërtetë nuk paskan qenë dhe aq të vërteta si imazhe, sa ç‘i kemi konceptuar deri më tani. Kështu, së fundmi na rezulton se si grekët ashtu dhe romakët, jo vetëm i kanë dashur, por edhe i paskan adhuruar ngjyrat.
Zbulimi i ka rrënjët në shekullin e 19-të
RedaktoQysh në shekullin e 19-të, arkitekti nga Hamburgu, Gottfried Semper (1803-1879), ia nisi punës për të studiuar e gërmuar në përbërjen e prejardhjen e materialeve e përbërësve të statujave antike. Atij si personazh, skicave, si dhe pikturave të tij, i është lënë një vend i veçantë në ekspozitën e lartpërmendur, e kuruar nga Muzeu i Arteve e Zejtarisë në Hamburg.
Rikonstruksionet dhe derdhjet e reja të skulpturave antike të paraqitura aty japin në këtë mënyrë një përshtypje të vërtetë mbi atë se si mund të kenë ngjarë ato asokohe. Me shembuj konkretë janë ekspozuar metodat, me të cilat kanë operuar specialistët e sotëm të bojërave, siç janë për shembull të ashtuquajturat rreze UV. Rreth 70 eksponate dhe tre filma shoqërues janë ato çfarë mund të ofrohen, duke vizituar këtë ekspozitë.
Spektër i gjerë kohor
RedaktoSpektri kohor i objekteve të paraqitura në stendat e eksponatet e saj shtrihet nga një idhull i Kykladenit i shekullit të tretë para Krishtit, deri në portretin e Perandorit Kaligula, i vitit 40 pas Krishtit. Ndër objektet më interesante mund të renditen edhe pllakat e thesarit të Sifnëve të Delfit (rreth 520 para Krishtit), figura nga tempulli i Afaias në ishullin Egina (rreth 490 deri në 80 para Krishtit), si dhe skena religjioze të të ashtuquajturit "Sarkofagu i Aleksandrit" nga nekropoli i Mbretit të Sidonit, rreth viteve 320-300 para Krishtit.
Ekspozita tregon vetëm stadin aktual të kërkimeve. Rezultate dhe objekte të reja pritet të dalin më pas në dritë pas përpunimit, kanë bërë të ditur kuratorët e ekspozitës në fjalë.
Imazhi i përmbysur i botës antike
RedaktoGërmimet në tempullin e Afaias në Egina, një ishull para Athinës, nxorën në pah për herë të parë në vitin 1811 skulptura të ngjyrosura - dhe venitën apo tundën nga themelet imazhin klasik mbi botën antike greko-romake, i gjithi në ngjyrë të bardhë. Skulptori nga qyteti gjerman i Vyrcburgut dhe piktori Johann Martin von Wagner, agjenti artistik i Ludvigut I., e njohu asokohe rëndësinë e zbulimeve që kishte bërë dhe ia nisi të interesohej në mënyrë të veçantë qysh prej asaj kohe për ngjyrat e antikitetit.
Nga fundi i shekullit të 19-të, gërmimet në Akropolin e Athinës sollën gjurmë të reja të objekteve e skulpturave të ngjyrosura antike. Për një farë kohe, interesi për zotat e perënditë antike plot ngjyra humbi - dhe vetëm metodat e reja mikroskopike e fotografike çuan në përftimin e imazheve më të sakta e realiste mbi atë se si mund të ketë ngjarë Greqia e Roma e lashtë.