Jetullah Haliti
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Jetullah Haliti u lind në vitin 1945 në Haxhaj, komuna e Gjilanit është piktor e skulptor shqiptar nga Kosova.
Biografia
RedaktoJetullah Haliti Ka mbaruar Fakultetin e Arteve Figurative në Universitetin e Prishtinës, ndërsa Studimet Pasuniversitare në Beograd.
Është anëtar i ShAF të Kosovës dhe UNESCO-s në Paris.
Jetullah Haliti-Eti prej vitit 1985 mban statusin e piktorit të pavarur i cili edhe kalon nëpër Evropë për t’u prezentuar si artist i lirë.
Brenda dhe jashtë vendlindjes ka realizuar 90 ekspozita personale, ka marrë pjesë në më se 200 ekspozita kolektive në Evropë dhe Kontinente të tjera[1]
Brenda dhe jashtë vendlindjes ka realizuar 90 ekspozita personale, ka marrë pjesë në më se 200 ekspozita kolektive në Evropë dhe Kontinente të tjera
Në opusin e tij kreativ janë botuar më se 500 artikuj në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare duke marr shumë vlerësime pozitive
Merret me kritikë dhe vlerësime figurative në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtar.
Aktualisht ka të regjistruar në Luksemburg (për vendet Benelukse dhe Evropë) INSTITUTIN E ARTEVE PROFUNDIST – ETI
Është themelues i Profundizmit – stil i ri që përfaqëson Post-Modernën, përmes një metode krejt tjetër në Artet Figurative Botërore
Është autor i një projekti të madh Pedagogjiko-Didaktik i titulluar “EMANCIPIMI I BREZIT TË RI NËPËRMJET EDUKATËS SË ARTEVE FIGURATIVE”, fragmente nga i cili projekt janë botuar nëpër revista të ndryshme shkencore e pedagogjike brenda tri dekadave të fundit, këtë projekt Eti është duke e vazhduar edhe më tutje.
Për ciklin e tij famoz “PËLLUMBAT E PAQËS“ është propozuar nga institucione të mediave publike dhe kritik të ndryshëm evropian të artit si kandidat për „ÇMIMIN NOBEL PËR PAQË”, është i pari kandidat nga artet figurative i cili propozohet për këtë çmim.[2]
Klubi i shqiptarëve në botë, “Drita”, ka shkalluar si anëtar nderi.[3],[4]
1997 shpërblehet me “MEDALJEN E ARTË“ në Sallonin e 27-të Ndërkombëtar të Akademisë Evropiane të Arteve në Belgjikë.
1997 merr titullin AKADEMIK EVROPIAN nga Akademia Evropiane e Arteve.
1998 shpërblehet me „MEDALEN E ARTË“ në Sallonin e 28-të Ndërkombëtar të A.E.A. po ashtu në Belgjikë.
Po ashtu më 1998 A.E.A. e nderon me „DIPLOMËN E KALORËSIT TË NDERIT“ në radhët e Arteve Evropiane.
1999 shpërblehet me "MEDALJEN E ARGJENDËT“ në Sallonin e 29-të A.E.A. në Belgjikë
Më 1999 shpërblehet me “MEDALEN E ARGJENDËT“ të A.E.A.-Komiteti Kombëtar Françez në Paris.
Më 1999 shpërblehet me “MEDALEN E ARGJENDËT“ të Sallonit të I-rë të Komitetit Kombëtar Zviceran të A.E.A.
2000 shpërblehet me “MEDALEN E ARGJENDËT“ në Sallonin e 30-të Ndërkombëtar të A.E.A. në Belgjikë
Gjithashtu personaliteteve botërore u ka bërë thirrje që të angazhohen për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës, nga të cilët edhe ka marrë përgjigje me shkrim.
Çmimin e I-rë për pikturë në manifestimin tradicional "Flaka e janarit – 2001" në Gjilan.
2000 ka regjistruar në Luksemburg „Institutin Profondist – ÉTI“ për vendet Beneluxe dhe tërë Europen.
Më 2001 shpërblehet me „Medaljen e Artë“ në Sallonin e 13-të Ndërkombëtar të A.E.A. në Belgjikë.
Më 2001 zgjidhet Nënkryetar i Unionit të Artistëve Pa-Kufij me seli në Luksemburg.
Më 2002 shpërblehet me „Medaljen e Artë Internacionale“ në Sallonin e 32-të të A.E.A. në Belgjikë.
Më 2002 zgjidhet Kryetar-Themelues i Komitetit Kombëtar Shqiptar, të Akademisë Evropiane të Arteve, me seli në Gjilan, Kosovë.
Më 2003 shpërblehet me ‚’MEDALJEN E ARTE’’ në Sallonin e 33-të me radhë të Akademisë Evropiane të Arteve në Belgjikë
2004 shpërblehet me MEDALJEN E ARTË në sallonin e 34 me radhë të AEA-së – Belgjikë
2005 po ashtu shpërblehet me MEDALJEN E ARTË dhe fiton „ÇMIMIN e I-rë PUBLIK“.
2006 shpërblehet me MEDALJEN E ARGJENTË në sallonin e 36 të AEA-se në Belgjikë
2007 Shpërblehet me MEDALJEN E ARIT INTERNACIONALE në sallonin e 37 të AEA- se në Belgjikë
2007 Në të njejtin vitë dhe sallon shperblehet me kupën nderkombëtare të AEA-se për rezultate të arritura dhe prezentim të suksesshëm të seksionit Shqiptarë të AEA-se.
2008 Shpërblehet me Grand Prix – Medaille De Vermeille me bustin e Skenderbeut në bronz në Sallonin e 38 të A.E.A
2009 Shpërblehet me MEDALJEN E ARIT INTERNACIONALE në sallonin e 39 të AEA-se në Belgjik.
2009 Organizon 6 ekspozita personale në Shqipëri: Elbasan (prill), Durrës (maj), Fier (qershor), Korçë (korrik), Pogradec (gusht), Gjirokastër (shtator) dhe në Kosovë në Istog ekspozitë permanente, Gjilan në Universitetin Mbretëror.
Aktualisht është profesor në Universitetin e Prishtinës,ligjëron Metodikën e Aritit Figurativ, Artet e bukura, Loja dhe lodrat.
Poashtu në këtë vit A.E.A. e shpall artistin më të suksesshëm në kandidaturën prej 5 artistëve europian.
2010 Ekspozitë personale në muzeun e Kosovës gjatë muajit prill, e 89 e rradhës.
Çmimi Grand – Prix i ndahet në Sallonin e 40 të A.E.A. Belgjikë, në muajin maj
Tani kjo ekspozitë e Durrësit në Galerinë Jozef është e 90 e rradhës, 20-29 gusht 2010.
2011 mars, fiton titullin "AMBASADOR PER PAQE", Federata Universale e Paqes dhe Federata internacionale ndërfetare për paqe në botë.[5]
Ekspozitat vetjake
Redakto1979 - Gjilan,
Preshevë; 1980
Shkup; 1982, 1984
Gjilan; 1985
Vernajaz (Zvicër); 1984, 1986, 1990, 1996
Galeria Supersaxon, Martigny (Zvicër); 1988, 1996
Galeria S.M.A., Gjenevë (Zvicër); 1992, 2000
Galeria Christian Sirret, Paris (Francë); 1993
Galeria Leonardo, Lozanë (Zvicër); 1995
Qendra Kulturore Shqiptare, Cyrih (Zvicër); 1998 - Universiteti Popullor,
Gjenevë (Zvicër); 1999
Galeria eKomunës Hesperange, Luksemburg.
Ekspozitë vetanjake më 11 qershor 2009 , në Fier – Shqipëri.[6]
Ekspozitë vetanjake në qytetin Korçë 15 deri më 30 korrik 2009 [7]
Muzetë Kombëtar të Kosovës 2010 [8]
Ekspozitat kolektive
RedaktoShpërblimet
Redakto1997 shpërblehet me “MEDALJEN E ARTË“ në Sallonin e 27-të Ndërkombëtar të Akademisë Evropiane të Arteve në Belgjikë.
1997 në këtë vit, me vendim të AEA-së nga Kryesia, laureohet me titullin e lartë artistik ‘’Akademik Evropian’’
1998 shpërblehet me „MEDALJEN E ARTË“ në Sallonin e 28-të Ndërkombëtar të A.E.A. po ashtu në Belgjikë.
1998 po ashtu A.E.A. e nderon me „DIPLOMËN E KALORËSIT TË NDERIT“ në radhët e Arteve Evropiane.
1999 shpërblehet me "MEDALJEN E ARGJENDTË“ në Sallonin e 29-të A.E.A. në Belgjikë
1999 shpërblehet me “MEDALEN E ARGJENDTË“ të A.E.A.-Komiteti Kombëtar Françez në Paris.
1999 shpërblehet me “MEDALEN E ARGJENDTË“ të Sallonit të I-rë të Komitetit Kombëtar Zviceran të A.E.A.
2000 shpërblehet me “MEDALEN E ARGJENDTË“ në Sallonin e 30-të Ndërkombëtar të A.E.A. në Belgjikë
Medalja e Artë në Sallonin e 27 dhe 28 Ndërkombëtar të AEA në Belgjikë;
1999 - Medalja e Argjendtë në Sallonin e 29 të AEA në Belgjikë;
Shpërblehet me Medalje të Argjendtë të Komitetit Francez të AEA në Paris; dhe
Medalja e Argjendtë të Sallonit të I-rë të Komitetit Zviceran të AEA.
2001, Çmimin e I-rë për pikturë në manifestimin tradicional "Flaka e janarit " në Gjilan.
2001 shpërblehet me „Medaljen e Artë“ në Sallonin e 31-të Ndërkombëtar të A.E.A. në Belgjikë.
2001 zgjidhet Nënkryetar i Unionit të Artistëve Pa-Kufij me seli në Luksemburg.
2002 shpërblehet me „Medaljen e Artë Internacionale“ në Sallonin e 32-të të A.E.A. në Belgjikë.
2002 zgjidhet Kryetar-Themelues i Komitetit Kombëtar Shqiptar, të Akademisë Evropiane të Arteve, me seli në Gjilan, Kosovë për seksionin e shqiptarëve.
2003 shpërblehet me ‚’MEDALJEN E ARTE’’ në Sallonin e 33-të me radhë të Akademisë Evropiane të Arteve në Belgjikë
2004 shpërblehet me MEDALJEN E ARTË në sallonin e 34 me radhë të AEA-së – Belgjikë
2005 po ashtu shpërblehet me MEDALJEN E ARTË dhe fiton „ÇMIMIN e I-rë PUBLIK“.
2006 shpërblehet me MEDALJEN E ARGJENTË në sallonin e 36 të AEA-se në Belgjikë
2007 shpërblehet me MEDALJEN E ARIT INTERNACIONALE në sallonin e 37 të AEA- se në Belgjikë
2007 shpërblehet me kupën nderkombëtare të AEA-se për rezultate të arritura dhe prezentim të suksesshëm të seksionit Shqiptarë të AEA-se.
Galeria " Profondiste - ETI"
Redakto-
Timoni artistik-skulpturë
-
Portret tragjik-skulpturë në dru
-
Pëllumbat
Lidhje të jashtme
Redakto- faqe personale
- Artisti që po e pushton botën...
- Artisti i së kuqes, bardhës kaltërtës...
- Jetullah Haliti: Timoni filozofik i Etit.. Arkivuar 12 tetor 2010 tek Wayback Machine
- Haliti, ekspozite ne kalane e Gjirokastres Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine
- ETI , MAGU I PROFONDIZMIT Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine
shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Jetullah Haliti - ETI, hap ekspozitën e 90-të personale në Durrës - Parajsa.com". Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2010. Marrë më 20 dhjetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://www.standard.al/http://www.standard.al/index.php/kulture/10672.html[lidhje e vdekur]
- ^ Jetullah Haliti shpallet anëtar nderi « Magazina - Telegrafi
- ^ Zemra Shqiptare
- ^ Zemra Shqiptare
- ^ Kosova Sot, 8 nëntor 2009, Prishtinë
- ^ http://www.botasot.info/def.php?id=22486[lidhje e vdekur]
- ^ "Mesazhet e Jetullah Halitit në një ekspozitë personale - Kultura - Bota Sot". Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2010. Marrë më 20 dhjetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |