Jim Belushi
James Adam Belushi (lexo: Xhejms Belushi) ose Jim Belushi (lexo: Xhim Belushi), lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor amerikan i kinematografisë, teatrit dhe televizionit me prejardhje shiqptare. [1]
James (Jim) Belushi | |
---|---|
Skeda:Jim Belushi.jpg | |
Lindi | 15 qershor 1954 |
Vdiq | jeton jeton |
Profesioni | Stampa:Aktor |
Jeta e hershme
RedaktoFëmijërinë e rininë i kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adam dhe Agnesë Belushit. Babai i tij, Adami, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen fshatin Qytezë në vitin 1934 në moshën 15 vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte John Belushi (lexo; Xhon Belushi), po ashtu aktor i famshëm i skenës së Hollivudit dhe shoqërisë në SHBA.
Belushi studioi në universitetin e Ilinoit të quajtur Southern Illinois University Carbondale dhe u specializua në degët e Artit: Të shprehurit dhe Teatri.
Paraqitja në skenë
RedaktoNga viti 1977 deri më 1980-in, Xhimi punoi së bashku me grupin teatror të Çikagos të quajtur: The Second City. Gjatë kësaj periudhe prezantohet si deputant në televizion më 1978-ën, në :Who's Watching the Kids po ashtu kishte disa pjesëza në serinë: Brian De Palma's The Fury.
Roli i tij i parë i gjatë ishte në filmin: Michael Mann's Thief (1981). Që nga 1983 deri më 1985, shkroi dhe mori pjesë në programin e mbrëmjes së shtunës:Saturday Night Live. Kulmin e famës së tij, drejt rolit kryesor e arriti me rolet ndihmëse në: About Last Night dhe Salvador (të dy më 1986). Luajti role në filmat:Real Men (1987), The Principal (1987), Red Heat (1988), K-9 (1989), Taking Care of Business (1990), Mr. Destiny (1990), Royce (1994), Retroactive (1997).
Po ashtu Xhimi, punoi në filmat vizatimor. Një ndër sinkronizimet, është edhe ai në filmin vizatimor Geppetto, një version i filmit artistik Pinokio (org.:Pinocchio).
Është martuar tri herë, dhe ka tre fëmijë. Tani gjendet në mardhënje bashkëshortore me Jennifer Sloan, i kurorëzuar më 2 maj 1998.
Sipas prezantimeve të tij në skenën e shoqërisë amerikane, dhe në përgjithësi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij. Në një intervistë të dhënë ZDF (Radio Televizion Shtetëror Gjerman), ai flet me kënaqësi për vizitën e fundit të tij me të atin në vendlindje. Ai thotë se "kur, isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë, figurën time, të gjithë më dukeshin të njëjtë si unë".[2]
Në vitin 2001 Xhimi luan në serialin According to Jim rolin kryesore me Courtney Thorne-Smith.
Filmografia
RedaktoViti | Filmi | Roli | Shenime |
---|---|---|---|
1979 | Working Stiffs | Ernie O'Rourke | 9 episodes |
1981 | Thief | Barry | |
1983 | Trading Places | Harvey | |
1983-1985 | Saturday Night Live | Various | 33 episodes |
1985 | The Man with One Red Shoe | Morris | |
1986 | Little Shop of Horrors | Patrick | |
Salvador | Doctor Rock | ||
Jumpin' Jack Flash | Cab driver, police officer, Sperry repair man | ||
About Last Night... | Bernie Litgo | ||
1987 | The Principal | Rick Latimer | |
Real Men | Nick Pirandello | ||
1988 | Red Heat | Det. Sgt. Art Ridzic (Ridžić) | |
1989 | K-9 | Detective Michael Dooley | |
Homer and Eddie | Homer Lanza | ||
Who's Harry Crumb? | Man on Bus | uncredited | |
1990 | Taking Care of Business | Jimmy Dworski | |
Mr. Destiny | Larry Joseph Burrows | ||
Masters of Menace | Gypsy | ||
Dimenticare Palermo | Carmine Bonavia | ||
Wedding Band | Reverend | ||
1991 | Curly Sue | Bill Dancer | |
Diary of a Hitman | Shandy | ||
Only the Lonely | Salvatore Buonarte | ||
Abraxas, Guardian of the Universe | Principal Latimer ROB QIRE | ||
1992 | Traces of Red | Jack Dobson | |
Once Upon A Crime | Neil | ||
1993 | Wild Palms | Harry Wyckoff | (mini-series) |
Last Action Hero | Himself | ||
1994 | Royce | Shane Royce | Television |
1995 | Sahara | Sergeant Joe Gunn | Television |
Canadian Bacon | Charles Jackal | ||
Separate Lives | Tom Beckwith | ||
Gargoyles | Fang | 3 episodes, 1995-1996 | |
The Pebble and the Penguin | Rocko | Voice | |
Destiny Turns on the Radio | Tuerto | ||
Irving | Gay Vampire #2 | ||
1996 | Jingle All the Way | Mall Santa | |
Race the Sun | Frank Machi | ||
Gold in the Streets | Mario | ||
Pinky and the Brain | Additional voices | 3 episodes | |
Mighty Ducks | Phil Palmfeather | 3 episodes | |
Hey Arnold! | Coach Wittenberg | 4 episodes, 1996-1999 | |
1997 | Gang Related | Frank Divinci | Alongside Tupac Amaru Shakur |
Retroactive | Frank | Time travel | |
Living in Peril | Harrison/Oliver | ||
Disney's Bad Baby | Dad | Voice | |
Total Security | Steve Wegman | 13 episodes | |
1998 | Overnight Delivery | Overnight Delivery Boss | scenes deleted |
1999 | Angel's Dance | Stevie 'The Rose' Rosellini | |
Made Men | Bill "The Mouth" Manucci | ||
K-911 | Detective Michael Dooley | Video | |
My Neighbors the Yamadas | Takashi | voice: English version | |
The Florentine | Billy Belasco | ||
2000 | Return to Me | Joe Dayton | |
2001 | Joe Somebody | Chuck Scarett | |
According to Jim | Jim | 170 episodes, 2001-2008 | |
2002 | Snow Dogs | Demon | Voice |
Pinocchio | The Farmer | (English voice) | |
K-9: P.I. | Detective Michael Dooley | ||
2003 | Easy Six | Elvis | |
2004 | DysEnchanted | Doctor (The Shrink) | |
Less Than Perfect | Eddie Smirkoff | ||
2005 | Hoodwinked! | Woodsman | Voice |
2006 | The Wild | Benny | Voice |
Behind the Smile | Jeffrey Stone | ||
2007 | Underdog | Dan Unger (Father) | |
Once Upon a Christmas Village | Santa Claus | Voice | |
2008 | Scooby-Doo and the Goblin King | Goblin | Voice |
2009 | Dorothy of Oz | The Cowardly Lion | Voice (filming) |
2010 | The Ghost | TBA |
Mirënjohjet
RedaktoRefencat
Redakto- ^ "Madre Teresa, Anna Oxa e John Belushi: i piu' famosi dal Paese delle Aquile". Corriere della Sera. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2013. Marrë më 11 tetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ZDF - intervistë me Xhim Belushin