Jo Cox
Helen Joanne "Jo" Cox[1] (22 qershor 1974 - 16 qershor 2016) ishte një politikane e Partisë Laburiste Britanike. Ajo ishte anëtare e Parlamentit (MP) për zonën e Batley dhe SPEN e votuar në zgjedhjet e saj në maj 2015 deri në vdekjen e saj 13 muaj më vonë, në qershor 2016.
Femijëria, studimet dhe jeta profesionale
RedaktoE lindur në Batley, West Yorkshire, dhe rritur në Heckmondwike, Cox u diplomua nga Universiteti i Kembrixhit në vitin 1995 para se të fillonte punë si asistente politike. Ajo pastaj u bashkua me iniciativën ndërkombëtare bamirëse dhe humanitare Oxfam, ku ajo u zhvillua dhe profesionalisht për t'u bërë kreu i politikave dhe avokimit të Oxfam GB.
Karriera politike
RedaktoNë pozicionin e deputetes së partisë Laburiste, Cox konsiderohej një aktiviste në çështjen e luftës civile në Siri.[2] Ajo themeloi dhe kryesoi grupin ndërparlamentar 'Miqtë e Sirisë'; Ajo është përshkruar si "një aktiviste e palodhur" për refugjatët.
Atentati
RedaktoMë 16 qershor 2016, Cox u qëllua dhe u godit me thikë disa herë në Birstall, ku ajo kishte qenë për një takim politik. Ajo vdiq nga plagët e saj rreth një orë më vonë. Një burrë 52-vjeçar[3] është arrestuar në lidhje me sulmin.[4]
Referime
Redakto- ^ https://www.thegazette.co.uk/London/issue/61230/page/9119
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2016. Marrë më 18 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2020. Marrë më 18 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2016. Marrë më 18 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)