John Epperson

Artisti amerikan drag queen

John Epperson (lindur në 24 prill 1955) është një artist amerikan drag queen, aktor, pianist, vokalist dhe shkrimtar i cili njihet për krijimin e karakterit skenik me emër Lypsinka.

Lypsinka fotografuar prej David Shankbone

Jeta e hershme Redakto

Epperson lindi në Hazlehurst, Mississippi. Ai mori leksione pianoje që në moshë të vogël. Pas përfundimit të gjimnazit ai u regjistrua në Kolegjin e Belhaven në Jackson, Mississippi. Pasi u diplomua nga Belhaven ai nisi punën si mësues pianoje në Colorado, por në 1978 ai u transferua në Nju-Jork ku u punësua me kohë të plotë si pianist në Teatrin Amerikan të Baletit në 1980.

Ai nisi të realizojë performanca si drag queen në klube të ndryshme si Club 57 dhe Pyramid Club. Epperson dha dorëheqjen nga Teatri Amerikan i Baletit në 1991 në mënyrë që të performojë gjithë kohës si Lypsinka. Ai u rikthye në Teatrin Amerikan të Baletit, por duke punuar me kohë të pjesshme.[1]

Puna artistike Redakto

Personazhi i Lypsinka doli në pah në 1982 dhe për të parën herë jashtë Broadway në shtator 1988 kur pjesa që vuri në skenë Epperson ishte një akt i shtuar gjatë vënies në skenë të pjesës qendrore me titull Vampire Lesbians of Sodom në Provincetown Playhouse në Nju-Jork. Personazhi i Lypsinkës është paraqitur edhe në mbrëmje me performanca solo, duke përfshirë Lypsnika!, The Boxed Set dhe Lypsinka! As I Lay Lip-Synching, të dyja u prodhuan në Nju-Jork nga Tweed TheaterWorks.[2]

Çmime Redakto

Për shfaqjen e tij Lypsinka! The Boxed Set Epperson fitoi çmimin e kritikës nga Los Angeles Drama Circle Award për dizajnin më të mirë muzikor, çmimin LA Weekly Theater për performancën më të mirë solo dhe çmimin Helen Hayes për produksionin më të mirë në 2003.

Shprehje Redakto

Nuk më pëlqen termi “drag queen”, pasi ky term përkufizon amatorët. Pse mos të më quani aktor? Presupozoj se artist drag queen është termi më i përshtatshëm.

Epperson ka komentuar rreth personazhit të Lypsinkës: “Është kaq e lehtë të bësh humor misogjinist, por jo pa qëllim jam munduar ta shamng atë. Shumë gra kur i shohin performancat e mia ndihen të fuqizuara”.

Referime Redakto

  1. ^ Rapp, Linda: Profile Arkivuar 19 tetor 2006 tek Wayback Machine, An Encyclopedia of Gay, Lesbian, Bisexual, Transgender, and Queer Culture online (ed. Claude J. Summers), 2005; accessed November 26, 2006.
  2. ^ Hernandez, Ernio (8 gusht 2003). "Lypsinka Drags New Show AS I LAY LIP-SYNCHING to New YORK". Playbill. Marrë më 1 shkurt 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtmne Redakto