Jonuz Kuçuku autor shqiptar, ka botuar: "Konispoli. Historik i shkurtër dhe kujtime"; "Koha e provave të mëdha. Lufta antifashiste dhe ngjarje historike në trevën e Çamërisë", "Epiri dhe Thesprotia në shekuj". Ka botuar edhe shumë artikuj në gazeta e revista të ndryshme për çështje kombëtare si dhe monografi për atdhetarë të shquar të Çamërisë. Ka përgatitur edhe mjaft zëra botuar në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, në tre volumet 2008-2009 për figura të Çamërisë.