Jonuz Salihaj u lind në vitin 1952 në komunën e Shtimes. Shkollën fillore e mbaroi në Shtime, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Ferizaj. Studimet universitare i mbaroi me sukses të lartë gjatë periudhës 1971-1975 në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Kimisë në Prishtinë.

Ne Kosove njihet si një nder ekspertet me te mëdhenj te arsimit kosovar dhe gjithashtu shquhet për angazhimet e tij ne fushën e politikes qysh nga vitet '90-ta.

Kulminacionin e tij ne politike e arriti gjate periudhës 2006-2008 ku u emërua Ministër i Drejtësisë, i pari i te gjitha kohërave ne Kosove. Si rezultat i qeverisjes korrekte dhe te sinqerte nga ana e tij, Kosova ne atë kohe arriti për here te pare te beje ndryshime pozitive ne sistemin e drejtësisë, duke e bere Jonuz Salihaj njeriun me te suksesshëm ne qeverinë e atëhershme.

Tani për tani, Jonuz Salihaj ushtron detyrën e drejtorit ekzekutiv ne Shkollën Fillore dhe te Mesme Private "Zenit", një nder shkollat me moderne ne Kosove.

Jonuz Salihaj jeton dhe vepron ne Prishtine qe nga viti 1970, është i martuar, baba i tre fëmijëve dhe gjysh i dy mbesave dhe një nip.

Detyrat e punës dhe vizitat studiuese të kryera

Redakto

1987-1989: Asistent i Kimisë Analitike në Katedrën e Kimisë në F.SH.M.N. 1992-1998 : Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës 1998-2000 : Anëtarë i Senatit të Universitetit të Prishtinës 1990-1999 : Drejtor i Shkollës së Mesme Elektroteknike "Gjin Gazulli "në Prishtinë 1991-1999 : Këshilltarë i Kimisë në Entin Pedagogjik të Kosovës qershor 1999 : Konsultant në Zyrën Gjermane për Rekonstruktim dhe Zhvillim (GORED) për Arsimin Profesional në Kosovë qershor 1999: Anëtar i Komisionit të Përbashkët Civil për Arsim korrik 1999 - janar 2000 Drejtor i Drejtorisë së Arsimit të Mesëm të Kosovës në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës nëntor 1999 : Vizitë studimore në Hungari -Arsimi profesional dhjetor 1999- Anëtarë i Komisionit për Dizajnimin e Sistemit Arsimor të Kosovës (DESK) dhe kryetar i Grupit punues për shkollat e mesme të Kosovës shkurt 2000 : Vizitë studimore në Slloveni-Reformat në arsim shkurt 2000 : Vizitë studimore në Ohër-Menaxhimi i ndryshimeve në arsim mars 2000 : Vizitë studimore në Mavrovë-Arsimi Profesional-Programi PHARE korrik 2000 : Vizitë studimore në Dubrovnik-Integrimi i punës dhe të nxënit Nga gushti i vitit 2000 : Koordinatorë i Programit të Arsimit Cilësor dhe Administrimit dhe menaxhimit të shkollës në Qedrën për Arsim të Kosovës-KEC në Prishtinë. shkurt 2004-Seminar për Decentralizimin në Bukuresht ku përvojat e tyre i paraqitën 15 shtete shkurt 2004 Anëtar i Grupit Punues Strategjia për Arsimin e Lartë shtator 2004 Drejtor i parë i Shkollë Jopublike “Mileniumi i Tretë” shkurt 2003-prill 2004 Anëtar i Grupit për hartimin e Plan-programeve arsimore për Lëmin Gjeologji, xehetari dhe metalurgji të shkollave profesionale prill 2004 Anëtar i Grupit për hartimin e Ligjit për Arsim dhe Aftësim Profesional mars 2005 Anëtar i Grupit për hartimin e Strategjisë për Arsimin Parauniversitarë mars 2006-janar 2008 Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës Nga muaji prill i vitit 2009 Drejtor i shkollës private “ZENIT” në Prishtinë.

Publikimet

Redakto

Recensent i pesë librave të Kimisë për vitin e tretë dhe të katërtë të Lëmit të Kimisë, Jometaleve dhe Grafikës Përkthyes i Librit Kimia për klasën e pare për Shkollat profesionale Bashkautorë i librit Shifra dhe fakte për Arsimin e Kosovës Bashkautorë i tri versioneve të Planit Ditor, 1999/2000 dhe 2001/2002 Bashkautorë i librit Arsimi në Kosovë në vitin shkollor 2000/2001 Bashkautorë i librit Disa aspekte të efikasiteti të arsimit në Kosovë, nëntor 2002 Bashkautorë i librit Qeverisja dhe udhëheqja në arsim, Prishtinë dhjetor 2003 Autorë i punimit me titull : Reforma arsimore dhe Legjislacioni shkollorë në dritën e ndryshimeve në arsim të publikuar në gazetën Shkëndija-prill 2004.