Jorida Tabaku është politikane shqiptare, deputete e Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.[1][2] Ajo ishte Zëvendësministre e Integrimit Europian nga viti 2009 deri në 2011 dhe Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës nga viti 2011 deri në 2013.

Jorida Tabaku
Të dhëna vetjake
U lind më1 korrik 1979
Tiranë
Nënshtetësiashqiptare
Partia politikePD
Bashkjetuesja/etSaimir Sallaku
Punësimipolitikane, ekonomiste

Arsimimi

Redakto

Jorida Tabaku, është diplomuar me rezultate të shkëlqyera për Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Ka kryer studimet pasuniversitare në Angli dhe SHBA. Mban gradën Doktore e Shkencave në ekonomi.

Karriera

Redakto

Duke filluar nga 2002, Jorida ka qenë pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë dhe bashkëautore e tekstit shkollor universitar mbi Qeverisjen e Korporatave. Jorida ka qenë Drejtore Ekzekutive e SIFE Shqipëri (Studentët në Sipërmarrje të Lirë) dhe u angazhua në mënyrë aktive në aktivitetet e shoqërisë civile. Në vitin 2005, menjëherë pas mbarimit të studimeve pasuniversitare në Britani të Madhe, Jorida u punësua si një konsulent lokal në projektin e DFID-it për Forcimin e menaxhimit të shpenzimeve publike në Shqipëri, i zbatuar nga REPIM, duke punuar ngushtë me Parlamentin në analizën e buxhetit, dhe me Ministria e Financave dhe ministritë e linjës në procesin e përgatitjes dhe zbatimit të buxhetit. Gjatë kësaj periudhe ajo ka marrë pjesë në studime të ndryshme hulumtuese dhe botuar artikuj në revista akademike kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sipërmarrjes, qeverisjes së korporatave, financimin e institucioneve të arsimit të lartë, procesin e privatizimit, menaxhimin financiar publik, etj

Në vitin 2009, Jorida u emërua Zëvendës Ministre e Integrimit Evropian, një pozicion që ajo e mbajti deri në mes të vitit 2011. Në Ministrinë e Integrimit Evropian Jorida ishte përgjegjëse për koordinimin e mbështetjes financiare të BE-së dhe duke ndjekur me prioritet agjendën politike të integrimit evropian. Nën drejtimin e saj Ministria krijoi strukturat e nevojshme përgjegjëse për decentralizimin e fondeve të BE-së. Ajo ishte e angazhuar veçanërisht në pyetësorin e BE-së dhe përgatitjen e planit të veprimit mbi 12 prioritetet.

Në 2011, Jorida kryesoi listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës për Partinë Demokratike të Shqipërisë, dhe në korrik 2011 ajo u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Gjatë dy viteve që ajo punoi për Bashkinë e Tiranës ajo u përfshi në mënyrë aktive në hartimin e Planit Urban të Tiranës, në mënyrë të veçantë në zhvillimin e lagjeve të vjetra të Tiranës, ende të banuara nga familje autoktone të Tiranës. Si Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, Jorida udhëhoqi procesin e planifikimit të investimeve në kryeqytet, Zhvillimin Ekonomik Lokal dhe Menaxhimin Financiar. Ajo punoi intensivisht për paketën e re fiskale dhe politikat e nxitjes së sipërmarrjeve dhe dheb të punësimit, veçanërisht për të rinjtë.

Në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë të vitit 2013, Jorida u zgjodh anëtare e Parlamentit të Shqipërisë në kryeqytetin e Tiranës, duke përfaqësuar Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ajo është zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisl Demokratike dhe anëtare e Komisioneve Parlamentare të Ekonomisë dhe Financave dhe Integrimi Evropian.

Shiko edhe

Redakto

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017

Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë

Shënime

Redakto
  1. ^ "KQZ Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2017. Marrë më 25 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kuvendi i Shqipërisë - Jetëshkrimet e deputetëve