Josef Çapek
Josef Çapek (23 mars 1887 – 30 prill 1945) ishte një artist çek, i njohur më mirë si piktor por edhe si shkrimtar e poet. Ai ka shpikur fjalën ‘robot’, e cila u prezantua nga literatura e vëllait të tij, Karel Çapek.
Jeta
RedaktoLindi më 1887 në Hronov (Austro – Hungaria e atëhershme, sot Republika Çeke). Fillimisht ishte piktor në ‘Shkollën e Kubizmit’ e më vonë zhvilloi stilin e tij të gjallë si minimalist. Ai bashkëpunoi me vëllain e tij, Karel, në një numër dramash dhe tregimesh të shkurtra; ndërsa individualisht shkroi dramën utopike Země mnoha jmen (Toka e shumë emrave), disa novela, gjithashtu dhe ese kritike, në të cilat argumentoi për artin e pavetëdijes, për fëmijët dhe për ‘egërsirat’. Ai u emërua nga vëllai i tij si shpikësi i vërtet i fjalës ‘robot’. Si autor i filmave vizatimorë, ai punoi për Lidove Noviny (Gazetën popullore), një gazetë me seli në Pragë. Për arsye të qëndrimit të tij kritik ndaj socializmit nacional dhe Adolf Hitlerit, u arrestua pas pushtimit gjerman të Çekosllovakisë më 1939. Ai shkroi poema nga kampi i përqendrimit Bergen-Belsen, ku edhe vdiq më 1945. Në qershor të vitit 1945 Rudolf Margolius, i shoqëruar nga gruaja e Josef Çapek-ut, Jarmila Çapkova, shkoi në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen për ta kërkuar atë. Eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë. Më 1948 gjyqi zyrtarisht caktoi datën e vdekjes së tij, datën në të cilën ai nuk arriti të mbijetojë, e cila është 30 prill 1947. Tregimet e tij të ilustruara Povídání o Pejskovi a Kočičce (Rrëfimi për qenushin dhe macushen) konsiderohen si literaturë klasike çeke për fëmijë.
Bibliografia
Redakto- Lélio, përmbledhje tregimesh, 1917
- Povídání o pejskovi a kočičce (Rrëfimi për qenushin dhe macushen), 1929
- Stín kapradiny (Hija e fierit), novelë, 1930
- Kulhavý poutník (Pelegrini çal), ese, 1936
- Země mnoha jmen (Toka e shumë emrave), vepër teatrale, 1923
- Básně z koncentračního tabora (Poemat nga kampi i përqendrimit), botuar pas vdekjes, 1947
- Adam Stvořitel (Adam Krijuesi), vepër teatrale, 1926
- Dášeňka, čili život štěněte (Dashenka apo jeta e një këlyshi), nga Karel Çapek, ilustruar nga Josef Çapek, 1933
- Ze života hmyzu (Piktura nga jeta e insekteve), me Karel Çapek, 1921