Julia Gjika u lind më 11 korrik 1949 në qytetin e Gjirokastrës. Ka kryer gjimnazin "Ajet Xhindole" në Berat. Studimet e larta i kreu në Tiranë ne degën e Financës (Akademia Ushtarake) dhe ka ndjekur me korrespondencë pranë Universitetit në Fakultetin Histori Filologji degën Gjuhë-Letërsi Shqipe. Ka punuar si redaktore në revistën 10 korriku e më vonë shefe finance në reparte të ndryshme ushtarake në Korçë dhe në Tiranë. Qysh herët u dashurua me poezinë, që zë vendin kryesor në krijimtarinë e saj, shumë prej të cilave i ka botuar në organe të ndryshme. Në duart e lexueseve janë vëllimet poetike Ditëlindje (1971) dhe Ku Gjej Poezinë (1978). Në vitin 1996 u vendos në SHBA, ku vazhdon të jetojë së bashku me familjen e vet. Krahas punës për të mbijetuar në këtë vend ka vijuar të shkruajë e të botojë poezi, portrete e kronika në gazetën shqiptaro-amerikane “Iliria” dhe organe të tjera. Libri i saj Muzg: Vëllim Poetik u botua ne 2008.