Dëllinja
lloj i bimëve
(Përcjellë nga Juniperus communis)
Dëllinja është dru a shkurre me gjethe halore gjithnjë të blerta, që bën kokrra të vogla e të rrumbullakëta me ngjyrë zakonisht të zezë, të kuqërremtë ose blu të errët.Kokrrat e dëllinjës kanë shije të athët dhe janë aromatike. Po ashtu dëllinja quhen edhe kokrrat e kësaj bime që përdoren në industrinë farmaceutike, për të bërë një lloj rakie, hardhiç etj. Ndërsa në popull është e njohur shprehja "në majë të dëllinjës", për të treguar që dikush nuk ka fjetur mirë, pra, e ka bërë gjumin të parehatshëm. Dëllinja bën pjesë në familjen e bimëve farëzhveshura. [1]
Burimi i të dhënave
RedaktoBibliografia
Redakto- Për me shumë informacione rreth dëllinjës vështroni në librin e Biologjisë të klasës së VI faqe "84,85,86,87"
Ky artikull në lidhje me biologjinë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |