Këmbim Informatash
Kuptimi i Fjales “Kembim Informatash “ Informatat këmbehen në mijëra mënyra. Dy persona informatat mund t`i këmbejnë duke biseduar pranë tavolinës apo vendit të punës, me telefon, nëpërmjet të faksit, teleprinterit apo inçizimit në audio apo video kasetë. Informatat publike këmbehen me ndihmën e radiovalëve nëpërmjet të radios, televizionit apo internetit si lajme ditore apo emisione të posaçme, pastaj nëpërmjet të informatorëve të ndryshëm siç janë gazetat, revistat, periodikët, librat etj, etj. Informatat hulumtohen me metoda të ndyshme. P.sh. informatat mbi rrethirën mikroskopike (gjëraqë syri nuk i shef për shkak se janë shumë të imëta) njeriu i merrë me ndihmën e mikroskopit. Informatat nga Galaksitë e ndryshme njeriu i hulumton dhe i merrë me ndimën e teleskopit. Matja e madhësive të ndyshme nga rrethina bëhet me ndihmën e veglave të thjeshta apo të instrumenteve shumë precize e të shtrenjëta. Informatën mbi foshnjën në barkun e nënës e marrim me ndihmën e ultrazërit, informatën mbi gjendjen e kockes të thyer të këmbës apo dorës e marrim me ndihmën e rrezeve rent gene, informatën mbi pozitën strategjike të një objekti interesant e marrim më së miri me ndihmën e dritës lazerike, hulumtimin e botës nënujore dhe të relievit të fundit të detit më së miri e bëjmë me ndihmën e ultrazërit, hulumtimin e atmosferës dhe objekteve në të më së miri e bëjmë me radar etj. etj.Mjetet për regjistrimin e informatave janë të shumëta. Zëri inçizohet me ndihmën e mikrofonit në kasetofon apo diktafon ndërsa pamja inçizohet me ndihmën e kamerës optike etj