Këmbimi i mallrave

(Përcjellë nga Këmbimi i mallrave në botë)
This is the stable version, checked on 4 qershor 2020. 2 pending changes await review.

Këmbimi i mallrave është pjesë e ekonomisë i cili nënkupton ndërrimin e mallrave për mall ose për para. Këmbimi i mallrave është veprim ekonomik i nevojshëm, më që në një vend nuk mund te prodhohen të gjitha prodhimet e nevojshme për jetën e njerëzve.

Këmbimi ndërkombëtar i mallrave ka kaluar nëpër disa faza

- faza parakapitaliste
- faza kapitaliste dhe
- faza e këmbimit bashkëkohor.

Në fazën parakapitaliste këmbimi i mallrave ishte i vogël dhe bëhej me prodhime te shtrenjta: pëlhurë, ari, diamante, qelibar, mëlmesa. Në ekonominë subsistante prodhohej kryesisht për veti, prandaj teprica për treg kishte pak.

Në fazën kapitaliste kur prodhimtaria e disa produkteve u shumëfishuar dhe kur u tejkaluan kërkesat e vetprodhuesve, u paraqit nevoja për këmbimin e mallrave jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe të jashtëm.

Me zhvillimin e komunikacionit tokësor (hekurudhor e automobilistik), ujor e ajror, tregtia mori përmasa ndërkombëtare. Ne kapitalizëm rriten kërkesat për lendet e para (xehet, prodhimet bujqësore), lendet energjetike (qymyr, naftë, gaz natyror), për prodhimet industriale (metale, makina, prodhime konsumi). Tregu bëhet vend për këmbimin e mallrave dhe vendi ku takohen oferta e kërkesa, te cilat ia caktojnë çmimin e mallit.

Me paraqitjen e socializmit në një pjesë të botës, diferencohen tregjet dhe metodat e tregtisë ndërkombëtare. Gjatë një kohe gati 50 vjeçare (pas Luftës së Dytë botërore deri në vitet 90-ta) u formuan grupacionet e shteteve kapitaliste dhe socialiste, me interesa te ndryshme që e pengonin tregtinë e lirë ndërkombëtare. Pas viteve te 90-ta fillon një fazë e re në këmbimin ndërkombëtar, në të cilën u përfshi e tërë bota në tregtinë botërore.

Tregu i brendshëm

Redakto

Tregu mund te jetë i nivelit lokal, regjional, nacional dhe botërore. Këmbimi I mallrave në tregun lokal, regjional e nacional bëhet brenda kufinjëve te një shteti, përkatësisht brenda kufinjëve doganor dhe quhet tregu i brendshëm.

Tregu ndërkombëtar

Redakto

Tregu ndërkombëtar nënkupton këmbimin e mallrave në tregjet e jashtme mes shteteve në nivel te ndryshëm te zhvillimit, te pa zhvilluara, në zhvillimi dhe te zhvilluara. Shtetet e pa zhvilluara dhe në zhvillim në tregun ndërkombëtar ofrojnë prodhimet e veta agrare (sheqer, kafe, çaj, banane, kakao, duhan, pambuk etj.) dhe lëndë te para për industri (xehe, naftë, koncentrate) të cilat e kanë çmimin me te ulët se sa prodhimet industriale (metale, makina, prodhime kimike, farmaceutike etj.) të cilat i shesin shtetet e zhvilluara.

Në tregun botëror kontrollin mbi shumë prodhime agrare, xehe, koncentrate e mbajnë kompanitë e mëdha, te cilat e kanë monopolin mbi çmimet e tyre. Në tregtinë ndërkombëtare nuk është krijuar ndonjë mekanizëm botëror, i cili do t`i rregullonte raportet në mes të shteteve të zhvilluara dhe të pazhvilluara, të mëdha dhe të vogla.

Në strukturën e eksportit të vendeve në zhvillim marrin pjesë zakonisht 1.2 ose 3 prodhime kryesore. Kështu p.sh. nafta eksportin e Kuvajtit, Venezuelës, Irakut etj. merr pjesë me mbi 90 %; bananet, kafja, kakao, sheqeri në disa shtete te Amerikës Latine (Ekuador, Kostarikë, Kolumbi, Panama, Kubë etj.) marrin pjesë në vlerën e eksportit në mes 70-90 % ; xeheroret e kallajit, volframit, plumbit, bakrit marrin pjesë me rreth 80 %, pambukut, kikirikëve, duhanit dhe agrumeve në mes 50-70 % ose misri, misri i Argjentinës rreth 40 % etj.

Me qellim te krijimit te disa lehtësive në mes shteteve dhe regjioneve janë formuar asociacione tregtare te cilat i rregullojnë raportet në mes shteteve pjesëmarrëse dhe shteteve jashtë tyre.

Asociacionet botërore

Redakto

Asociacionet më të njohura në Evropë dhe botë janë këto :

- GATT (marrëveshja e përgjithshme mbi doganat dhe tregtinë) formuar në vitin 1947 në Gjenevë, në të cilën janë anëtarësuar më shumë se 80 anëtar ;
- OEEC (organizata për bashkëpunim ekonomik) i ka 21 shtete anëtare te Evropës, Amerikës Veriore dhe Japoninë, formuar që nga viti 1961 ;
- EFTA (bashkimi evropian për tregti të lirë) u formua në vitin 1958 në Stokholm, me 8 anëtarë shtete evropiane ;
- ODECA (bashkësia tregtare e vendeve te Amerikës së Mesme) u formua në vitin 1960 në Managua (Nikaragua) ;
- LAFTA (bashkësia latino-amerikane për tregti të lirë) u themelua në vitin 1961 me anëtarë shtetesh të Amerikës Jugore ;
- OPEC (bashkësia e shteteve prodhues te naftës) ;
- ASEAN (bashkësia e shteteve të Azisë Juglindore) etj.

Referime

Redakto