Këmbimi kulturor
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky Te dhenat jane marre nga nje burim dhe ai burim nuk eshte cekur. nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Këmbimi kulturor është proces i vazhdueshëm që paraqitet gjatë kontakteve të njerëzve ndërmjet veti. Një ndër elementet kryesore që karakterizon zhvillimin njerëzor.
Këmbimi kulturor rrjedh me fillimin e bashkëjetesës së njerëzve në grupe. Akti i parë i këmbimit kulturor duket se ka ketë qenë takimi i njerëzve me njëri-tjetrin. Këtu duhet thënë se pas takimit varësisht nga shkalla e zhvillimit kulturor ka ardhur deri tek këmbmi armiqësor apo miqësor. Me paraqitjen e mangësisë dhe zhvillimit të nevojës së përkujdesit d.m.th konservimit të pasurisë së nevojshme për jetë shkalla e këmbimeve armiqësore është rritur. Kjo rritje ka vazhduar në mënyrë eksponenciale me formësimin e botëkuptimeve dhe ka vazhduar me ngritjen e tyre deri në botëkuptime gjithënjerëzore. Kulminacioni i këmbimit kulturor armiqësor ka arritur gjatë luftës së dytë botërore.
Për dallim nga tregtimi kulturor si një mekanizëm i grupacioneve, këmbimi kulturor është proces i pa kontrollueshëm. Shembulli më i thjeshtë është këmbimi ndërmjet nënës dhe fëmijes ku edhe pse nëna tenton të i japë fëmijës një informatë të caktuar, fëmija merr informata që nëna nuk e ka pasur për qëllim ti jep.