Kënga është një krijim poetik folklorik që është kënduar kryesisht në ceremonitë festive tradicionale si dhe në jetën e përditshme familjare. Në fshatin e Farkës janë kënduar shumë këngët e vjetra të Shqipërisë së mesme. Gjinitë e këngëve të kënduara kanë pasur karakter historik, trimërisë, të dashurisë etj.

Këngët popullore kanë qarkulluar gojë më gojë, të tilla këngë janë : ke cezmja e kishës, shoqënia, ke selvia e namazjas, Gani Beut, Esat Pashës, Osman Balit, Myslym Pezës etj. të cilat këndohen edhe sot nga më te moshuarit në raste gëzimesh.

Sot këndohen këngët e muzikantit Muharrem Gurra të viteve 1938-1945 të cilat konsiderohen gjithashtu si këngë të trevës së Tiranës. Krijimet e tij janë hallkat e fundit të gjerdanit të artë të muzikës popullore burimore të Shqipërisë së mesme.

1

Qenke veshur me të bardha

Oqenke veshur me të bardha,

Hajde ja ke lala-e

O mu me ty m´ka zënë sevdaja,

Hajde ke lala-e.

Refreni

Hajde ja ke lala-e,

t´dal lala përpara-e

o qenke veshur me të kuqe

hajde ja ke lala-e,

o buza gocës o si burbuqe,

hajde ja ke lala-e,

o qenke veshur me jeshile,

hajde ja ke lala-e,

o zani gocës o si bilbile,

hajde ja ke lala-e



Fërfëlloj fëllanza

Fërfëlloj fëllanza n´ujë,

fëllanzo – fëllanzo,

dil prej ujit ,mos dalsh kurrë,

Fërfëllo- fëllanzo,

tyte unë ty nuk të ngas,

sall për flokësh o të përkas,

të të shëf a je e bardhë,

a je e amël o porsi dardhë.

Fëllanzo...

.....................................................................................

Për një mot e gjysëm viti

Për një mot e gjysëm viti

O ne u deshëm moj goc e vogël , kush se diti

o ne u deshtëm e kush se diti,

vec un´ e ti, edhe shpirti,

qysh atë ditë q´t´vuna unazën- ke gishti.

Gocat e katunit

Po fluturojnë dallëndyshet,

rreth burimit lumit –o,

atje ku lajn duar e faqet,

gocat e katunit – o.

Qan lulja për lulen

Qan lulja për lulen,obobo

Lulen c´e këpusin obobo,

c´e këpusin gocat, obobo,

që lahen si rosat, obobo,

qan lulja për lulen, obob,

lulen c´e këpusin obobo,

c´e këpusin cunat obobo

cunat gush pullumat obobo.


Shoqet e tua moshatare

Shoqet e tua moshatare ,

kan hasret prej bukurisë,

jan dy goca në penxhere,

po pëllcasin prej zilisë.

Merr gjergjefin

Merr gjergjefin goc e dil ke ara,

o m´ka morrë molli shpirto ja ke lala.

Nis cigaren cun-o ke mani,

E po t´morr molli shpirt-o ja ke xhani.



Në fshatin Farkë përgaitjet për dasëm fillonin 5 ditë përpara, që më vonë u reduktua edhe në 3 ditë. Dasma zakonisht është ditën e dielë,por kishte raste që dasma bëhej ditën e enjte, kjo ndodhte kur dhëndri e kishte martesë të dytë. Ditën e premte fillonin këngët e vallet dhe shënohej fillimi konkret i dasmës. Këndoheshn këngë kushtuar nuses dhëndrit, vjerrit e vjerrës, që këndoheshin nga grat dhe të afërmit e familjes të cilat rreshtoheshin në form kori dhe i prisnin dasmorët me këngët:

1

Sa shyqyr qenka këtu, shyqyr –o

Shyqyr bonte babai vet shyqyr –o

Po merr nusen për hyzmet

Për hyzmet e selamet shyqyr –o


2

Merr kronin e krif zylyfet o moj nuse,

un po e marr e s´un po i kref të shkretat ,

o moj none.

3

Vinte vallja rrotullë, rrotull-o ,

Kush po vjen mas valles-o ,

vjen dhanri-o mas valles-o.

4

Ra hana n´funt katunit ,

shkoj e ra n´flet pllumit ,

o pllum o flet shkru,

ku je nis me na shku,

ke doktorri se kam një punë

m´ka ndodh nusja pak sëmun,

pyes doktorin c´ar t´i boj sheqer t´omël ta omëltoj.

5

Ja dhanërr bajrak mavi,

ja nusen që deshe ti,

vallahi s´e desha vetë

ma dha baba me t´vërtetë.

Ja dhanërr bajrak mavi,

ja nusen që deshte ti ,

vallahi s´e deshta vetë,

ma dha nana me t´vërtetë.

Ja dhanërr shtylla shtëpisë,

hiq rrobet e beqarnisë,

vish rrobat e dhanrrisë

beqarnin ta qaj me lot,

nusja e re u dashka fort

.

6 Lëshoj dheu mjegull –o

Kush po vjen mas mjegulläs –o

Vinte nusja oo

Vinte tuj bo lum e lum .

Lum e mum ku po shkoj unë

Gjej babën si di unë,

lum e lum ku po shkoj unë,

gjej vjerrën si di unë.


7 Hyni nusja n´rrugën tonë,

lëshoj diell e lëshoj honë,

hyni nusja në oborr,

shtati nuses si vaporr,

hyni nusja në hajat,

shtati nuses si bajrak,

hyni nusja në shtëpi ,

shtati nuses si selvi,

të gjitha të mira ina,

shtatin e nuses nuk e kina.


8

Ngrehu herët në mjes për mjes ,

do baba ujë abdes,

t´i bojsh kafen mjes për mjes ,

t´ia bojsh me buz tuj qesh ,

se idhnohet e s´ta merr,

të bi dorës e ta derdh.


Edhe ceremonia e synetllikut shoqeroheshin me këngë, si psh;

Tufa, tufa zerdeli,

Cunat tona synetli,

Baba vet e boni gati,

me dyshek, jorgon të ri ,

amanet more berber,

laje briskun prife me serm,

e t´mi ohesh mukajet,

se aq gja ka nona e vet.

Referime

Redakto
  • libri : ´´HISTORIKU I FSHATIT FARKE´´ shkruar nga Xhemal Balla dhe Selman Plaku e botuar nga shtëpia botuese Pegi me 2011.