Kënga e Marko Boçarit është një këngë polifonike shqiptare e fillimit të shekullit të 19-të, që rrëfen vdekjen e Marko Boçarit, një udhëheqës suliot.

Historia

Redakto

Marko Boçari ishte një udhëheqës i suliotëve. Pas fillimit të Luftës për Pavarësi Greke ai u bë një nga figurat qendrore të saj. Ai vdiq në Karpenisi, Greqia moderne perëndimore në vitin 1823 gjatë një beteje midis forcave osmane dhe sulioteve.

Kënga

Redakto

Kënga e Marko Boçarit nga Suli është një rrëfim dhe vajtim për vdekjen e tij. Ai përmban më shumë se 70 rreshta tetërrokëshe dhe u botua rreth pesëdhjetë vjet pas ngjarjes nga Thimi Mitko, një folklorist shqiptar në librin e tij Bleta Shqipëtare.[1][2]

Teksti

Redakto

Një harap me karabinë
u ngulë e shtroi synë
Goditi bajrakn' e mirë
Marko Boçari shahinë!

Erdhi Kosta vet i tretë
"More shokë, gjithë erdhët
S'prit të vinja edhe unë,
Vriti, shokë, Shqipëtarë,
biru qënet, se më vrane
Mermëni sa jam i gjallë
më muarë plumbi ndë ballë

Referime

Redakto
  1. ^ American Folklore Society (1954). Memoirs of the American Folklore Society. American Folklore Society (në anglisht). Vëll. 44. University of Texas Press. fq. 173.
  2. ^ Pllana, Shefqet (1972). "Gjurmime albanologjike". Gjurmime Albanologjike:Folklor Dhe Etnologji. 15: 41. Marrë më 2010-06-08.