"Kënga e jetës" është një përmbledhje poetike e autores Pikërime Curraj. Kjo është vepra e saj e parë e botuar në vitin 2015, në 500 kopje, nga shtëpia botuese Triptik në Vlorë.

Autori Pikërime Curraj
Qyteti Vlorë
Gjuha Shqip
Zhanri Poezi
Botuesi Shtëpia botuese “Triptik”
Botimi 2015
Faqe 160

Përmbajtja

Redakto

Libri ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë (faqet 5-40) përmban 23 poezi. Pjesa e dytë(42-84) e quajtur “Prushi i zemrës” përmban 15 poezi. Pjesa e tretë(87-151)nga ka marrë emrin libri e quajtur “Kënga e jetës” përmban 53 poezi. Këto poezi janë të bazuara në jetën reale të autores, duke qenë një përshkrim autentik i familjes së saj.

Nr Titulli Faqe
1 Flamurit 5
2 Nëntëqind e dymbëdhjeta 6
3 Priti Ismail Qemalë 7
4 Moj Shqipëri 9
5 Çfarë dëgjojmë tani? 10
6 Të mëdhenjtë tanë 11
7 Për kreun e shtetit 12
8 Zot I madh e I vërtetë 13
9 Zot, s’e ke bërë mirë 14
10 Nëntëdhjetë e shtata 16
11 Moj Vlora jonë me derte 17
12 Mirëmëngjes Vlora! 18
13 Për Vlorën me histori 19
14 Fshati im 20
15 Largimi nga fshati 21
16 Ikja nga fshati 23
17 Të isha akoma në fshat 24
18 Ju nënat fshatare 25
19 Për Tetë Marsin 26
20 Koha e shkuar 27
21 Liria ime, vuajtjet e mia 29
22 Bashit 30
  Mbyllje 40
Prushi I zemrës
23 Gjyshi im flori 42
24 Për veqil a për vëllanë 44
25 Babait tim! 46
26 Nënës pas vdekjes 47
27 Esma Derraj me derte 48
28 Në oxhak të Gjolekës-ë 50
29 Koha vjen e uthulluar 52
30 U dëgjua në Tepelenë 53
31 Në Derraj tri gra të veja 54
32 Fëmijët thesar I prindit 56
33 Dëshpërimi 57
34 Poema e vajtimit 58
35 Viktorit dhe Neshatit 79
36 Për djemtë e vrarë 81
37 Bektashit 84
'Kënga e jetës'
38 Nata e lindjes time 87
39 Pikërime-jetime 89
40 Gëzim I jetës 91
41 Unë jam një nënë me krahë 92
42 Lulet dhe fëmijët 93
43 Një qershori 94
44 Jetë o e dhebshur jetë 95
45 Martesa ime 96
46 Fëmija 97
47 Malli për fëmijë 99
48 Kur isha dikur në fshat 100
49 Qysh do vejë? 101
50 U rraha se s’hëngra bukë 103
51 Pendimi 104
52 Pse nuk paska barazi 106
53 Ndenjies time 107
54 Ismail H. 109
55 Shpejt është në çdo kohë 111
56 Justifikimi 113
57 Ti tregoheshe trim 115
58 I rritur me merak 117
59 Teferia 119
60 Flutura 121
61 Jeta jote pranverë 122
62 Natën që erdhi Miri 123
63 Për ditëlindjen e Aidës 124
64 Ida dhe Klevi 125
65 Për ditëlindjen e Alvit 126
66 Për ditëlindjen e Arbrit 127
67 Shyqyr unë për këtë verë 128
68 Alesia zemëra me 129
69 Edvisi 130
70 Edvisi dhe alesja 131
71 Klerida 132
72 More Geri-grindaveci 133
73 Ema 134
74 Moj Sami si flutur 135
75 Alesja dhe Sambera 136
76 Të keqen nëna o djalë 137
77 Besi dhe Vjola 138
78 Ti më je nipi I parë 139
79 Gita 140
80 Fjalëmbëli si mjalti 141
81 Albera 142
82 O moj Lina buzagaze 143
83 Ledjo Zani në Kotë 144
84 Joli dhjetë vjeç sot 145
85 Mbrapa mamit si manare 146
86 Fuli 147
87 U bëfsh sa të duash vetë 148
88 Moj Juljana flokëgjata 149
89 Irisa-trëndafil me fletë 150
90 Pleqëria 151

Bibliografi

Redakto

Në ligjërimin poetik të Pikërime Currajt, shpaloset, me një botë të thellë emocionale, jeta e Labërisë dhe e vatrës së saj familjare, me rrënjë të thella në historinë, traditat dhe kulturën e mrekullueshme. Ashtu si nëna e saj, Esma Derri, rapsode e njohur në Labëri, për ligjërimet dhe vajtimet e saj, edhe Pikërime Curraj, me botimin e këtij vëllimi poetik, dëshmon për talentin e rrallë në shpërfaqjen e botës së saj artistike,përjetimeve të thella, që I bën jetës dhe fatit dramatik të shqiptarëve dhe kurdoherë me nënqeshjen e saj dritëson një humor të këndshëm e shpotitës. Ligjërimet e Pikërime Currajt, janë pjesë përbërëse e asaj tradite të mrekullueshme të Labërisë,që ka rrjedhur nëpër shekuj dhe është përcjellë gojë më gojë ndër breza. Pikërime Curraj dëshmon një talent të rrallë në frymëzimin e vet poetik.

                                                                                                     Bardhosh Gaçe

Lotët e një nëne nëpër vargje Ndër botimet e fundit poetike të bie në sy edhe vëllimi “Kënga e jetës” e vjershëtores popullore Pikërime Curraj në pamjen e parë, përshtypja lind nga emri i veçantë i saj. Vetë autorja ka shkruar edhe një vjershë “Pikërime-jetime” që flet për veten. Ky emër në anët tona do të thotë hidhërim, pikëllim,helm,që të nxin shpirtin dhe zemrën dhe t’i ftoh ato. Mes halleve dhe tallazeve të jetës, Pikërimja jo vetëm pikërron, por edhe të optimizon e të bën ta duash jetën me tërë uljengritjet e saj. Ajo ka lindur në Bashaj të Mesaplikut në familjen e njohur luftëtare dhe atdhetare të Derrajve, një ditë fundshkurti të 1944-ës, kur babai i saj Sulo Derraj dhe Heroina e Popullit Qeriba Derri, halla e saj gjashtë muaj më parë , u pushkatuan nga bisha nazifashiste.

                                                                                                                Ago Nezha

Referime

Redakto
  • Pikërime Curraj-Kënga e jetës (Vjershërime);Shtëpia botuese Triptik 2015 Vlorë
  • Gazeta Labëria