Këshilli për Promovimin e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë

Këshilli për Promovimin e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë është një ad hock organizatë e cila ka për qëllim promovimin e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka themeluar Këshillin për promovim të paqës në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Ai emëroi Klada Budën, aktivistën e të drejtave të njeriut për Shefe të Këshillit me qëllim të promovimit të paqës në mes të Kosovës dhe Serbisë në ndërtim të një platforme të funksionimit dhe të aktiviteteve vjetore, të cilat do të organizohen nga ky këshill. Këshilli do të financohet nga institucionet dhe donacionet.

Aktivitetet e organizatës janë kulturore dhe artistike si dhe mbështëtëse me pjesëmarrje të madhe të aktorëve nga shoqëria civile, komunitetet artistike dhe univerzitare, si dhe të organizatat e grave.

Bordi është angazhuar për të ndihmuar ndërtiminin e paqes, tolerancës dhe prosperitetit, në drejtim të integrimeve Euro-Atlantike.