Korporata Elektroenergjitike Shqiptare

(Përcjellë nga KESH)

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) është prodhuesi publik dhe në të njëjtën kohë prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në Shqipëri. KESH ka nën administrim impantet kryesore të prodhimit të energjisë elektrike në vend. Këto asete përbëhen nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit, (HEC Fierzë, HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës) me një fuqi të instaluar prej 1,350 MW, dhe TEC Vlora me fuqi të instaluar prej 98 MW.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare
LlojiSh.A.
KESH
IndustriaEnergjitikë
Themeluar në1957
Zyrat qendrore,
Shqipëri
Zona e shërbimit
Shqipëri
Njerëzit kyç
Benet Beci[1]
(Administrator)
Fitimet26,557 milionë lekë (2010)
17,099 milionë lekë (2010)
Numri i punëtorëve
737(2011)
Faqja e internetitwww.kesh.com.al

Kaskada e ndërtuar mbi Pellgun e Lumit Drin është më e madhja në Ballkan si për nga kapaciteti i instaluar ashtu edhe nga madhësia e veprave hidroteknike. Duke pasur në funksionim 79% të kapaciteteve prodhuese në vend, KESH furnizon rreth 70-75 % të kërkesës për energji elektrike të klientëve tariforë, siguron ë mbulimin e humbjeve në sistemin e transmetimit, si dhe nëpërmjet energjisë balancuese e shërbimeve ndihmëse garanton sigurinë e sistemit energjitik shqiptar.

Gjithashtu, KESH ka përgjegjësinë për administrimin, operimin korrekt dhe garantimin e sigurisë teknike e operacionale të veprave energjitike që administron.

KESH, jo vetëm është një nga prodhuesit e energjisë elektrike nga burimet hidrike më të rëndësishëm në rajon, por konsiderohet edhe një faktor me ndikim rajonal përsa i përket sigurisë së veprave hidrike. (shk. KESH) është një shoqëri tregtare aksionere shtetërore e integruar vertikalisht dhe është prodhuesi kryesor dhe më i rëndësishëm i energjisë elektrike në Shqipëri.

Etapat e transformimit të shoqërisë KESH sh.a.

Redakto

Themelet e saj nisin në vitin 1957, me krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Centraleve Elektrike (DPCE) si entiteti i vetëm që realizonte prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike tek konsumatori si edhe shkëmbimin me vendet fqinj.

Shoqëria KESH sh.a., në përgjigje të dinamikave të zhvillimit të kuadrit ligjor kombëtar, i cili synon harmonizimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian për energjinë,ka pësuar një sërë transformimesh thelbësore që nga viti 2000, duke u shndërruar nga një shoqëri e integruar vertikalisht (zanafilla nga viti 1957), në një shoqëri sot të fokusuar në prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike.

Në vitin 1992, DPCE u shndërrua në ndërmarrjen shtetërore Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, ndërsa në vitin 1995 mori statusin e shoqërisë anonime me aksione të zotëruara 100% nga shteti.

Në vitin 2001, Hyn në fuqi Statuti aktual i KESH sh.a, i cili në zbatim të legjislacionit të BE për privatizimin e monopoleve jo natyrale, parashikonte ndarjen e funksioneve bazë, duke shkëputur nga Shoqëria Transmetimin dhe Shpërndarjen, duke lënë vetëm Prodhimin e Energjisë.

Me zhvillimet e mëvonshme, në vitin 2004 KESH-it sh.a i hiqet funksioni i Transmetimit që e kryente deri në këtë periudhe dhe krijohet Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).

Në vitin 2007,Shoqërisë KESH sh.a i shkëputet funksioni i Shpërndarjes dhe Furnizimit me Pakicë dhe krijohet Shoqëria Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).

Gjatë vitit 2015 KESH sh.a ushtroi veprimtarinë e Prodhimit, Furnizimit Publik me Shumicë dhe Tregtimit të Energjisë Elektrike. Aksionet e Shoqërisë zotërohen 100 % nga Shteti Shqiptar

Në vitin 2016 KESH “çlirohet” nga funksioni Publik me Shumicë dhe përqendrohet në prodhimin e tregtimin e energjisë elektrike si dhe mirëmbajtjen e zhvillimin e veprave.


Drejtimi i Shoqërisë

Redakto

KESH sh.a. është shoqëri aksionare me kapital të zotëruar 100% nga Shteti Shqiptar (përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit, Ekonomisë, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes së lirë) sipas aktit të themelimit datë 17.10.1995, regjistruar në Gjykatën e Rrethit Tiranë me Vendimin Nr. 12728, datë 06.11.1995. KESH sh.a. kontrollon 100% të aksioneve në shoqërinë TEC Vlorë sh.a.

Organet kolegjiale

Redakto


  • Asambleja e Aksionereve - Asambleja e Përgjithshme, bazuar në nenin 135 e vijues të ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar si edhe të statutit të KESH sh.a është organi më i lartë vendimmarrës i shoqërisë KESH sh.a. Të drejtat dhe detyrimet e Asamblesë së Përgjithshme ushtrohen nga aksioneri i vetëm i shoqërisë, i cili është Shteti Shqiptar. Aksioneri i vetëm i shoqërisë KESH sh.a përfaqësohet në Asamblenë e Përgjithshme nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
  • Këshilli Mbikëqyrës -Këshilli Mbikëqyrës përbëhet nga 6 anëtarë të cilët emërohen nga Asambleja e Aksionerëve. Kohëzgjatja e funksionit të tyre është 4 vjet. Bazuar në Statutin e Korporatës, Këshilli Mbikëqyrës zgjedh ndërmjet anëtarëve të tij një Kryetar dhe një Zv. Kryetar. Aktualisht, në përbërje të tij janë:
  1. Evis Mamaj (Kryetare nga 02.04.2019)
  2. Luigj Pjetri (Anëtar nga 02.02.2018)
  3. Albana Shkurta (Anëtar nga 2018)
  4. Gjergj Simaku (Anëtar nga 02.04.2019)
  5. Sindi Dushku (Anëtar nga 02.04.2019   )

Administrimi

Redakto

Shoqëria përfaqësohet nga Administratori, i cili është dhe drejtuesi ekzekutiv i saj. Administratori i shoqërisë është përgjegjës për vendosjen dhe përmbushjen e qëllimeve dhe të objektivave të shoqërisë, nëpërmjet krijimit të një sistemi të përshtatshëm dhe efektiv të menaxhimit financiar dhe kontrollit, në mënyrë të ligjshme, me efektivitet dhe efiçencë.

Erlind Sulo, është emëruar Administrator i KESH sh.a. në Mars 2024.

Ai ka përfunduar studimet e larta në Çikago, SHBA, ku është diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci me fokus në Komunikim Korporatash.

Z. Erlind Sulo ka pasur një karrierë të mirë dhe angazhime në nivele të ndryshme të qeverisjes qendrore dhe vendore. Si anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës dhe Këshillit të Qarkut të Vlorës, ka dhënë kontributin e tij për zhvillimin dhe përmirësimin e komunitetit.

Për 3 vite z.Erlind Sulo ka shërbyer si Drejtor i Parkut Kombëtar të Butrintit, duke u angazhuar në përpjekjet për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të kësaj qëndre të rëndësishme arkeologjike.

Më pas ai është emëruar këshilltar në Kabinetin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Në periudhën Nëntor 2023 – Janar 2024, ai ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ku ka drejtuar strategjitë dhe programet për menaxhimin e burimeve natyrore të vendit.

Kontrolli i Brendshëm

Redakto

Për arritjen e objektivave, politikave dhe qëllimeve në përputhje me përgjegjësitë e caktuara sipas Nenit 9 të Ligjit Nr. 10296, “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, shoqëria KESH sh.a. ka hartuar dhe po zbaton dokumentin mbi Sistemin e Kontrollit të Brendshëm. Qëllim kryesor i ketij sistemi është menaxhimi i risqeve që mund të çojnë në dështimin e politikave, qëllimeve dhe objektivave të shoqërisë në një nivel të arsyeshëm drejt eliminimit të plotë të tyre.

Sistemi i Kontrollit të Brendshëm të KESH sh.a. ofron garanci të arsyeshme, por jo absolute, për efektivitetin. Ky është një proces i vazhdueshëm, i ndërtuar, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Financave- për të identifikuar dhe renditur risqet sipas prioritetit të tyre në raport me arritjen e politikave, qëllimeve dhe objektivave të KESH sh.a., për të vlerësuar nivelin e materializimit të këtyre risqeve si dhe impaktin që do të kishin si dhe per marrjen e masave për menaxhimin e tyre efektiv, efiçent dhe ekonomik.

Struktura Organizative

Redakto

Zhvillimet ne sektorin e energjise te mundesuara nga Ligji nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” nxjerrin ne pah nevojen për transformimin organizativ dhe funksional te shoqërisë ne menyre qe te trajtoje efektivitetin e duhur sfidat e pritshme në mjedisin institucional dhe tregtar ku operon shoqëria.

Zhvillimeve të mundesuara nga kuadri ligjor e rregullator shoqeria u ka paraprirë me ndryshime strukturore duke lehtesuar organiken nga strukturat per funksione qe pare ne kontestin e perkatesise ligjerore, leverdishmerise ekonomike apo dobishmerise publike nuk duhet te kryhen me nga KESH sh.a. apo nga struktura qe dalin jashte kontekstit aktual te veprimtarise se KESH sh.a.

Asetet Gjeneruese

Redakto

Në shtratin e lumit Drin janë të ndërtuara hidrocentralet e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Ashtës me kapacitet të instaluar rreth 1400MW, nga të cilët, tre të parët janë nën administrimin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare:

  1. Hidrocentrali i Fierzës filloi punën më 1978 dhe ka një fuqi të instaluar prej 500 MW (4 X 125 MW )
  2. Hidrocentrali i Komanit u vu në shfrytëzim në vitin 1985 me fuqi të instaluar prej 600 MW (4 X 150 MW).
  3. Hidrocentrali i Vaut të Dejës u vu në shfrytëzim në 1971 me një fuqi të instaluar prej 250MW (5 X 50MW)

Rëndësia ekonomike e Kaskadës lidhet kryesisht me prodhimin e energjisë elektrike. Por ajo gjithashtu, mban nën kontroll prurjet e ujit, duke ulur shpeshtësinë dhe rreziqet e përmbytjeve në rrjedhën e poshtme të Drinit. Liqenet e kaskadës krijojnë mundësi për zhvillimin e ekonomive ndihmëse lokale (peshkim, transport, turizëm,).

Kaskada përbën 79 % të kapaciteteve prodhuese të energjisë në Shqipëri. Vlera e aktiveve të Kaskadës është rreth 184 miliardë lekë. HEC-et e kaskadës prodhojnë mesatarisht 3,850 GWh energji elektrike në vit duke krijuar të ardhura mesatare prej 20 miliardë lekë, të cilat përfaqësojnë 1.3% të PPB. Në varësi të kushteve hidrometeorologjike prodhimi i energjisë mund të variojë nga 2,500 deri në 7,000 Gwh. Energjia e prodhuar nga Kaskada mbulon rreth 54% të kërkesës së përgjithshme të vendit për energji dhe rreth 79% të nevojave për klientët tariforë (familjarë & institucione publike)

Hidrocentralet e kaskadës mbulojnë 100% të nevojave që ka Operatori i Sistemit të Transmetimit për shërbimet ndihmëse dhe balancuese të nevojshme për ruajtjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar.

  1. ^ Administratori