Klubi Futbollistik Ballkani (KF Ballkani) është një klub futbollistik nga Theranda që luan në superligën e Kosovës.

FC Ballkani
Emri i plotëKlubi Futbollistik Ballkani
Pseudonimi(et)Xhebrailat
ThemeluarNe vitin 1947 si Rinia
StadiumiStadiumi i qytetit
Kapaciteti2.000
PresidentiArsim Kabashi
MenaxheriIlir Daja
LigaSuperliga e Kosoves
2022/231
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Historiku Redakto

Në aktivitetet e tij të para klubi e kishte emrin “Rinia”, klub i cili u themelua në vitin 1947 nga disa sportdashës, me qëllim që të marrë pjesë në gara dhe turne të ndryshme të cilat organizoheshin në atë kohë. Gjerë në vitin 1952 klubi nuk ishte i regjistruar zyrtarisht dhe në këtë vit u regjistrua për herë të parë kur edhe filloi aktivitetin e tij të organizuar dhe të pjesëmarrjes në gara të rregullta.

Klubi e mban emrin gjer në vitin 1965, dhe në këtë vit klubin e merr nën përkujdesje "Industria Kimike për prodhimin e Gomës - Ballkani" kështu që edhe klubi ripagëzohet me emrin KF ”Ballkani”. Rezultatet e KF Ballkanit ishin të shumta.

Ishte anëtare e ligës së parë të Kosovës në vitin 1973/74, pastaj prej fillimit të vitit 1977/78 bëhet prapë anëtare e ligës së parë dhe deri në vitin 2000 ishte anëtarë i po kësaj lige. Ishte njëri ndër klubet e para i cili i braktisi garat nga liga e cila ishte e menaxhuar nga ish Federata e Futbollit të Jugosllavisë. Organizoi për 10 vite klubin e futbollit që t’i kundërvihet okupatorit sërbosllav nga viti 1990 e gjerë me fillimin e luftës në Kosovë. KF “Ballkani” dhe KF”Liria” luajtën ndeshjen e parë në Studençan në ligën e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Në gjiun e KF” Ballkani” luajtën shumë lojtarë të spikatur Suharekës (Therandas) si psh. nga më të vjetrit: Rexhep Kuçi, Esheref Berisha, Hajrush Berisha, Ali S. Elshani, Salih Hoxha, Isuf Kolgeci, Gafurr Kabashi, Dërvish Shala, Hevzi Shalaj, Nexhat Elshani, Osmani Ramadani, Musli Bylykbashi, Naser Berisha, Lulzim Kolgeci, Arsim Llapatinca, Isuf Asllanaj, Bekim Suka, Visar Berisha si dhe Avni Bytyçi, Fillim Guraziu, Urim Bylykbashi e shumë e shumë të tjerë të cilët dhanë një kontribut të çmuar në afirmimin e futbollit si dhe vlerave tjera njerëzore e disa japin akoma kontributin e tyre në terenet e futbollit si trejnerë e në poste të ndryshme sportive.

Momentalisht KF”Ballkani” gjendet në Superligën e Kosovës, duke u shpallur kampion në 2 sezonet e fundit dhe duke bërë inkuadrimin historik në grupet e Uefa Conference League.

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto