KF Besa
KF "Besa" është trashigimtare e klubeve të qytetit të cilat gjatë zhvillimit të këtij sporti në Pejë kanë pasur baticat e zbaticat e tyre duke u ndikuar nga rrjedhat shoqërore e politike, e ndarë në katër faza të zhvillimit historiku i shkurt i futbollit të Pejës ka qenë kësisoji: KF Besa është kampion i Kosovës në futboll për tri kampionatet e fundit, 2004-2005 / 2005-2006 dhe 2006-2007, dhe aktualisht është kampion i Kosovës në fuqi.
Emri i plotë | Klubi Futbollistik Besa Pejë | ||
---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | Djemtë e Besës | ||
Themeluar | 1923 | si Behari i Ri||
Stadiumi | Stadiumi Shahin Haxhiislami | ||
Pronari | ? | ||
Trajneri | ? | ||
Liga | Liga e Parë | ||
2022–23 | Liga e Dytë, 16. | ||
|
Historiati
RedaktoFaza e parë (1923-1945)
RedaktoGjatë fazës së parë të zhvillimit të futbollit në Pejë, fazë kjo nga viti 1923 e deri në përfundimin e luftës së dytë botërore 1945 nuk ka pasur gara të futbollit, përkatësisht kampionate por garat janë zhvilluar në formë të ndonjë turneu, të ndonjë ndeshjeje miqësore apo në forma të ngjajshme. Gjatë kësaj kohe janë krijuar dhe kanë ndryshuar shumë herë emrin klube të ndryshëme.
Në fazën e parë të zhvilimit të futbollit në Pejë kanë ekzistuar këto klube:
Në vitin 1923 klubi i parë ka pasur emrin "Behari i ri". Në vitin 1924 formohet klubi tjetër me emrin Gajret që pushteti i atëhershëm për shkak të përbërjes nacionale ja ndalon veprimtarin. Klube tjera në këtë periudh kohore kanë qenë edhe Zeleni Venac (1925), Tarabosh (1927), Dukagjini (1928), Radniçki (1930), Buduçnost (1935), dhe klubi Ardhmëria që ka funksionuar në vitet 1941-1945.
Faza e dytë (1945-1991)
RedaktoPas luftës së dytë botërore janë krijuar rethana më të favorëshme për të zhvilluar futbollin ngase në këtë periudh janë zhvilluar gara të rregullta përmes kampionateve dhe garave duke mundësuar kështu avancimin më të madhë të këtij sporti.
Klubi kryesor i qytetit gjatë periudhës së dytë ka qenë klubi që i ndikuar nga pushtetarët e atëhershëm është quajtur Buduçnost.
Po në këtë fazë kanë funksionuar edhe shumë klube të tjera si: Përparimi(1949-51) që edhe këtij klubi pushteti i atëhershëm ja ndalon veprimtarinë për shkaqe politike, pastaj Kombinati i Drurit, klubi Kristali (1973-1990) klub i Kombinatit Bujqësor Industrial, pastaj Besa (1974) klub i Fabrikës së Autopjesëve , Tregtia, Industria - klub i Kombinatit të Lëkur-Këpucëve dhe Kosovatransi klub i ndërrmarjes transportuese të udhëtarëve me të njejtin emër. Futbolli pejan në këtë periudh të zhvillimit ka pasur rezultate evidente. Klubet pejane të futbollit në ligat e atëhershme të Kosovës por edhe të ish-Jugosllavisë kanë qenë ndër ekipet më të rëndësishëme kudo që janë paraqitur.
Shumicën e kohës gjatë kësaj periudhe të zhvillimit të futbollit në Pejë ndër klubet më të rëndësishëme të Kosovës ka qenë "Buduqnosti" i cili me përjashtim të viteve që ka luajtur në Ligat e atëhershme Federative të ish-Jugosllavisë ka qenë pretenduesi kryesor për titullin e kampionatit.
Edhe dy klubet e mëvonëshme të qytetit tonë Kristali dhe Besa kanë qenë klube që kanë luajtur për shumë vite me sukses të madhë në Ligën e Parë të Kosovës. Edhe klubet e tjera të kësaj kohe në nivelet ku ata kanë zhvilluar gara kanë pasur rezultate që do ti dëshironin shumë klube tjera anëmban Kosovës.
Faza e trëtë (1991-1998)
RedaktoNë vitin 1991 pas dëbimit të shqiptarëve nga stadiumet dhe objektet tjera sportive nga pushtetarët e atëhershme u krijuan rethana krejtësisht tjera të funksionimit të futbollin kudo në Kosovë e sigurisht edhe në Pejë.
Punëtorët sportiv të asaj kohe, ndërmorrën iniciativen për mëvetsimin e sportit shqiptar në Kosovë. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative ishte që sportistët shqiptar të Kosovës mos të bëjnë gara nën pushtetin e atëhershëm të ish Jugoslavisë por që edhe ata të kontribojnë në rezistencën e përgjithshme që i bëhej okupimit të Kosovës.
Të nisur nga kjo gjendje e krijuar, Shqiptarët e tri klubeve ekzistuese të atëhershëme të qytetit të Pejës KF "Buduqnosti" KF "Besa"dhe KF "Kristali" mbajten Kuvendin e përbashkët ku vendosen që të bashkohen në një klub të vetëm të qytetit me emrin KF "Besa" dhe që me gjithë vështerësit që ishin në atë kohë ti vazhdojnë garat nën organizimin e Lidhjes së Pavarur të Futbollit të Kosovës (FFK-ja e tanishëme) që u krijua në korrikun e vitit 1991.
Gjatë kësaj periudhe që ishte periudh jashtëzakonisht e vështir për të zhvilluar gara ngase futbollistët dhe udhëheqësit e klubeve persekutoheshin në mënyrën më të vrazhdë nga organet e sigurimit të okupuesit futbolli në Pejë dhe përgjithësisht në Kosovë arriti të mbijetoj. Garat në këtë kohë zhvilloheshin nëpër fusha të improvizuara të fshatrave, jasht stadiumeve të tyre, pra nëpër livadhe ndërsa që lojtarët nuk kishin as kushtet me elementare për zhvillimin e garave. Deri në vitin 1996 garat në Kampionatin e Kosovës u zhvilluan në katër grupe, fituesit e të cilëve më pastaj merrnin pjesë në "plej-off" për titullin e kampionit të Kosovës. Garat në sistemin e ligës unike iu rikthyen në vitin 1996.
Falë kontributit të madhë të donatorëve, punëtorëve sportive, trajnerëve dhe futbollistëve KF "Besa" edhe gjatë kësaj kohe megjithëse nuk arriti asnjher të fitoj titullin e kampionit prapseprap arriti rezultate kulminante ngase ishte ndër klubet më të rëndësishëme të Kosovës, ndërkaq në kampionatin e ndërprer për shkak të fillimit të luftës në vitin 1997/1998 "Besa" ishte lider i tabeles së klasifikimit.
Faza e katërt (1999- )
RedaktoNë këtë fazë të zhvillimit krijohen rethana të reja për zhvillimin e futbollit ngase futbollistët dhe atat që janë rethë futbollit kthehen defenitivisht në stadiumet dhe objektet e tyre sportive.
KF "Besa" pas konsilidimit të radhëve të veta dalëngadal arriti të zëjë vendin që e meriton në futbollin e Kosovës duke u radhitur ndër klubet më të rëndësishme të futbollit Kosovar me tendencë të avancimit edhe më të madhë.
Gjatë kësaj periudhe klubin e kanë ndihëmuar shumë donator që kanë mundësuar funksionimin normal të klubit. Padyshim që kontributin më të madhë për futbollin pejan pas luftës është duke e dhënë Fabrika e Birrës e cila falë udhëheqësve të vetë menjher pas luftës ka formuar klubin futbollistik të Fabrikës së Birrës me emrin "Shqiponja" klub ky që me sukses zhvillon gara në ligën e Parë të Kosovës, ndërkaq që nga korriku i vitit 2003 është duke financuar edhe klubin kryesor të qytetit KF "Besa".