KF Lepenci
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Shkëndijat e para fudbollistike në anën tone ndriçuan qysh gjate Luftës së Dyte Botërore dhe atë në vitet 1942-1943 djelmoshat kaçanikas luanin futboll me ushtaret bullgar. Ndërkaq në vitin 1945 menjëherë pas çlirimit, lindi Klubi i futbollit te cilin e pagëzuan sipas lumit te Kaçanikut ; LEPENCI dhe ngjyrat e dresave i praruan me ngjyrat Kombëtar ; KUQ E ZI.
Në vitin 1955 Lepenci përfshihet në garat kualifikuese te Lidhjes se Qarkut te Prishtinës ? Nënlidhje dhe siguroi anëtarësinë në elitën e futbollit Kosovar ku edhe zhvilloi pjesën me te madhe te veprimtarisë se begatshme sportive.
Në shtigjet e Lepencit defiluan plejada te tera sportistesh. Veshja e faneles Kuq e Zi ishte krenaria e tyre me e madhe. Për te gjithë futbollistet kaçanikas Lepenci ishte një dashuri e madhe që nuk harrohej. Klubi i futbollit LEPENCI ishte edhe është ambasador i qytetit buze Grykës dhe është emër që zgjon dhe mban respekt dhe admirim te te gjithë sportdashësit ane e kënd Kosovës që plot 60 vjet.
LEPENCI nuk është vetëm ekip futbolli por është edhe institucion që ka edukuar shume breza pionieresh dhe juniorësh dhe nga xhiri i saj nxori inxhinier,jurist, mjek, profesor, ekonomist etj etj.
Kaçaniku merr fryme me ritëm futbolli. LEPENCI është dashuria e Kaçanikut prandaj edhe Lepenci luan me lojtarin e 12-te publikun tashme te njohur në gjithë trojet shqiptare në Kosove dhe me gjere te prire nga FIKSHAT. Flamujt, transparentat, daullet dhe rekuizitat e tjera te animit ? simpatizimit janë dekor i rregullt i ditëve kur luan Lepenci. Ndeshjet e Lepencit në Kaçanik me shume i gjasojnë dasmave sesa te ndonjë ndeshjeje sportive. Sivjet Lepenci kremton 60 vjetorin e formimit. Ditëlindjen e pret me varfëri por me dinjitet e krenari.Lepenci tashti garon ne superligen e Kosoves .....www.kaqaniku.net