Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave
(Përcjellë nga KIPRED)
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave - KIPRED (ang. Kosovar Institute for Policy Research and Development).
Misioni, qëllimet dhe parimet Misioni i KIPRED-it është përkrahja dhe fuqizimi i demokracisë dhe i vlerave demokratike në Kosovë dhe rajon.
Qëllimet e KIPRED-it janë:
- Përkrahja dhe forcimi i demokracisë brenda institucioneve publike dhe partive politike në Kosovë;
- Zhvillimi i kërkimeve të pavarura të politikave publike;
- Ndikimi në proceset e hartimit të politikave publike;
- Ofrimi i forumeve për diskutime dhe shkëmbime të përvojave në ndërtimin e institucioneve dhe të demokracisë;
- Ngritja e kapaciteteve kërkimore për studentë dhe hulumtues;
- Ofrimi i resurseve për kërkime shkencore dhe kërkime të politikave publike.
KIPRED-i udhëhiqet nga këto parime:
- Mbizotërimi i frymës demokratike, paanësia kundrejt grupeve politike dhe etnike;
- Bashkëpunimi me institucionet publike dhe grupe të qytetarëve që përkrahin demokracinë;
- Bashkëpunimi me institucionet me karakter të njëjtë, lokale apo ndërkombëtare.