KNI Ramiz Sadiku, ishte një gazetë javore e Kombinatit Ndërtimor Industrial "Ramiz Sadiku" në Prishtinë. Gazeta ka dalë paralelisht në gjuhën shqipe dhe serbe (kllik-kllak). Në faqet e kësaj gazete kishte lajme nga veprimtaria e ndërmarrjes, politika, aktivitetet kulturore, sportive, etj. Tirazhi i gazetës ishte në 7.000 ekzemplarë. Me ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në skenën politike më 1989, kjo gazetë u ndalua, ndërsa kryeredaktori Kadrush Sylejmani dhe i tërë stafi i tij u përjashtua nga puna. Edhe pse gazeta ishte e ndaluar, punëtorët nuk u pajtuan dhe me vetëfinancim e shtypën edhe për një vit deri sa u përjashtuan të gjithë punëtort e kësj ndërmarrje me 3 shtator 1990.