Këshilli Prokurorial i Kosovës

(Përcjellë nga KPK)

Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion i pavarur që ka qëllim sigurimin që Prokurori i Shtetit të jetë i pavarur, profesional dhe i paanshëm dhe pasqyron natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës përfshirë dhe parimet e pranuara ndërkombëtare të barazisë gjinore. Ky mandat është përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (2008). Deri në nxjerrjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (2008), mandati lidhur me menaxhimin e sistemit prokurorial, të cilin tashmë e ushtron Këshilli, është ushtruar nga një organ i përbashkët, i njohur si Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës. Krijimi i bazës kushtetuese dhe nxjerrja e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës që ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2011, mundësuan themelimin e Këshillit si institucion i pavarur në menaxhimin e sistemit prokurorial të Kosovës. Në këtë mandat Këshilli ka pasur 9 anëtarë, kurse mbledhja e parë e Këshillit është mbajtur më 7 shkurt 2011.[1]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Për ne – Këshilli Prokurorial". Marrë më 2024-12-04.