KV Flamurtari
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Volejboll
RedaktoPër meshkuj
RedaktoVolejbollistët e parë janë Napolon Sadiku, Pandeli Shano, Fatosh Kokoshi, Vlash Koljako, Vllasi Syko, Petraq Bani, Jazo Malaj. Pas vitit 1968 është për t’u përmendur, për nivel të lartë të volejbollit vlonjat dhe atij kombëtar, Mjeshtri i Merituar i Sportit, mbajtës i Medaljes së Artë, si dhe Sportist i Shekullit, volejbollisti Todi Driza, gjithashtu edhe trajner. Ka edhe të tjera figura që kanë dhënë kontributin e tyre në volejboll, si Ymer Bogani, Pëllumb Fakaj, Ylli Lulushi, Ilir Halili, Filip Moci, Vladimir Sadushi, Niko Pando, etj. Në ditët e sotme ekipi i volejbollit Flamurtari është harruar si nga Bashkia e Qytetit, ashtu edhe nga sponsorë privatë, por vazhdon të ekzistojëe si ekip në sajë të kontributit që po japin lojtarët e këtij ekipi, të cilët këtë herë nuk kanë vënë në radhë të parë ekonominë e tyre, por po mundohen si e si të shpëtojnë shkatërrimin e këtij ekipi me historik të veçantë!
Lojtarët janë: Taulant Tepelena, Martin Çollaku, Arbër Dhima, Arbër Truja, Elizandër Hoxhaj, Fatjon Aliraj, Armando Gaxiri, Valmir Toraj, Ledjo Biduli, Perez Meta, Denis Fakaj, Panajot Kristofori.
Për femra
RedaktoFilloi të gjallërohet më 1948. Femrat e para që hodhën themelet e këtij sporti janë: Fejzie Fisheku, Fetie Piraniqi, Eleni Gjyli, Fotika Skrame, Ana Ndini, Rexhina Luari, etj. Me një punë këmbëngulëse nga viti 1961 deri në 1965, ekipi i “Flamurtarit” të volejbollit për femra shpallet Kampion Kombëtar.
Volejbollistet që e ngritën në një stad më të lartë ishin: Natasha Lamaj(Çipi), Drita Shakaj, Engjëllushe Kapaj, Aljona Çollaku, Liri Golemi, Vjollca Palla, Viti Zhupa, me trajnerë të mirënjohurit Vllasi Syko e Thanas Strakosha. Ndërsa në kohët e sotme, pas kaq vitesh aktiviteti, volejbolli e femrave nuk ekziston më në Qytetin e Vlorës. Nuk janë shfaqur ende persona të cilët duan të rivënë gurët e themelit për këtë sport kaq të bukur dhe të ndjekur veçanërisht në qytetin bregdetar të Shqipërisë.