KADRI BAJRI (1823-1913)

Kadri Bajri lindi ne vitin 1823 në Koshutan të Rugovës është veprimtar shqiptarë.

Biografia

Redakto

Kadri Bajri lindi ne vitin 1823 ne Koshutan të Rugovës në kohën kur populli shqiptar po përjetonte ditët më të vështira nën okupimin turk dhe sulmete parreshtura të fqinjëve serbo-malazez për ndarjen e trojeve etnike shqiptare. Është kjo koha e lulëzimit dhe e shuarjes me gjak të dy pashalleqeve shqiptare, të pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës dhe atij të Bushatlinjeve të Shkodrës. Fëmijërinë Kadriu e kaloi në Rugovë e pjesërisht në Pejë. Shumë herët shquhet për mençuri dhe trimëri dhe si i tillë që në moshën 17 vjeçare, ai u bashkëngjitët luftëtarëve rugovas në luftërat e pafund për mbrojtjen e kufijve dhe trojeve shqiptare. Për mençurinë dhe guximin që tregoi në përleshjet me armikun ai fitoi shpejtë simpatinë dhe dashurinë e mbarë popullatës së Rugovës, Pejës e më gjerë dhe si i tillë zgjedhet udhëheqës - BAJRAKTAR - i Rugovës në vitin 1846 në një kuvend gjithë rugovas. Kadri Bajri, së bashku më vëllaun më të ri (Hysen Bajrin 1848-1875) u treguan si prijës të zotët dhe strategë të vërtetë në luftërat e përgjakshme për mbrojtjën e trojeve shqiptare.

Kadri Bajri ishte ideor e shpirtëror i rugovasve në paqe dhe prijës sypatrembur në betejat e shumta që bënë rugovasit për mbrojtjën e tokave të veta e më gjerë, kurdoherë të ndihmuar nga vullnetarë të tjerë nga Peja e nga vende të ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit. Ai mori pjesë dhe udhëhoqi luftërat në Smilovicë, Mokna, Kacuberr, Beranë, Shekullar, Moraqë etj. Kadri Bajri me luftëtarët e tij pati detyre të posaçme në Lidhjen e Prizrenit e poashtu ishte prijës më 1879 kur vritet Mehmet Ali Pasha në kullën e Avdulla Pashë Drenit, që kishte ardhur nga Stambolli për ta shuar me gjak Lidhjen e Prizrenit. Në luftën e Kaçanikut, krahas Idriz Seferit e luftëtarëve të tjerë mori pjesë edhe Kadri Bajri me forcat e veta.

Populli e përjetësoi këtë :

Kadri Bajri po e c’vesh shpatën,
Po i shkëlqen si hana natën,
Hana natën e dielli ditën,
N’Kaqanik e kanë zanë pritën,
N’Kaqanik të guri i Ç'pum,
Gjysa dekum, gjysa t’varruem...

Kadria ishte edhe pjesëmarrës i Lidhjës së Pejës. Ku më Haxhi Zek Pejën, Ali Pashë Gucine, e shumë trima të tjerë Shqiptar lidhën Besën për mbrojtjen e trojeve Shqiptare deri në vdekje.

Ali Pashë Gucia( - 1885), Haxhi Zekë Peja (1832-1902), Kadri Bajri (1823-1913).

Kadri Bajri ishte edhe prijës i forcave të Lidhjës së Prizrenit edhe në luftën e mirënjohur të Nokshiqit.

Në këtë luftë nën flamurin dhe komandën e tij, luftuan heroikisht luftëtarët rugovas, luftëtarët e Podgurit dhe të vendeve të ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit.

Ai pati shokë të idesë e bashkëluftëtarë besnikë edhe Ali Pashë Gusinë e Haxhi Zekë Pejën. Këta kurdoherë i erdhën në ndihmë njëri-tjetrit.

Kur nga Stambolli i rrezikohet qëndrimi në Pejë, Haxhi Zekës, Haxhiu gjeti strehim në Rugovë, në kullën e Kadri Bajrit, i ruajtur dhe i mbrojtur nga trimat rugovas.

Kështu veproj Kadriu kur e kërcënoj Mark Milani Haxhi Zeken :

Kadri Bajri n’kam na u que ,
N’jatagan dora I ka shkue,
PO ma preke ti mu o Haxhin,
Unë t’vras ty e ta kalli shpin.

Pas Kongresit të Berlinit, të pakënaqur me vendimet e tij me ndërhyrjen e Malit të Zi tek Rusia e Rusia tek Porta e Lartë, Kadri Bajri, Haxhi Zeka, Ali Pashë Gusia e Haxhi Qela u syrgjynosën në Stamboll. Kadria e Haxhi Zeka lirohen pas tri vitesh.

Edhe në Kuvendin gjithëpopullor të Verrat e Llukës ai ishte pjesëmarrës. Këtë e vërtetojnë edhe dokumentet historike dhe vendimet e këtij kuvendi dihen.

Kadri Bajri vdiq më 1913 duke ua lënë të vetëve, dhe gjithë shqiptarëve amanetin që të luftojnë për Shqipëri.



Foto e udheheqseve te lidhjes Shqiptare te prizrenit. (1878).