Kadri Osmani
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
U lind më 23 Nistor 1937, në fshatin Makresh i Poshtëm, Komuna e Artanës. Është arsimtar i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqiptare në pension. Aktualisht është Zv/Redaktorpërgjegjës i revistës semestrale "Shqipëria Etnike". Në Konkursin Letrar të revistës „Spektri"-1998, ka zënë vendin e parë për tregimin „Dyluftimi", shifra: "Terrorizmi kundër terrorizimit është patriotizëm!!-serum kundër serumit"; Poashtu në atë konkurs ka zënë vendin e III-të për poezinë: "nëntori i flamurit shqiptar", shifra: "Veterniku". Gjithashtu në atë Konkurs janë marrë për botim:1.Poemë për Komandant Fehmiun, shifra:"Betimi", dhe 2. Eseja:"Diapora dhe Atdheu, arritjet dhe mundësitë" shifra:"Sipas derrit-sëpatën". Në vitin 2003 në Konkursin Letrar të Universiteti Popullor në Gjenevë, ka zënë vendin e parë, me tregimin „Telegrami". Në përmbledhjen me poetë të mërguar „Metafora e arratisur", 2003, është prezantuar me një cikël vjershash.
Deri më tani ka botuar këto libra:
1."Shqipja e Lartësive" (kurorë sonetike), 1988;
2."Falë të qoftë gjaku!" poemë), 1997;
3."Nënë Tereza e Shqipërisë" (kurorë sonetike) 1998;
4."Shqiptarët janë atje!" (Publicistikë) 1999;
5."Nuset tona" (Roman), 2003;