Kafazi i Faradeit është nje kafaz i mbyllur nga nje perçues elektrik (P.sh. nje rrjet metalike ose nje fletë metalike) që punon si nje mburojë elektrike. Pjesa e brendshme e kafazit nuk preket nga influenca e fushve elektroststike qe ndodhen për rreth kafazit. Kafazi mund t'i ndal proceset e ndryshueshme elektrike gjatë kohes, por nuk mund t'i ndal fushat magnetike statike ose te ndryshueshme ngadal sikurse fusha magnetike e tokës. Kafazi i Faradeit u emërua sipas shkenctarit anglez majkëll Faradei, i cili e zbuloi atë në vitin 1836.[1]

Cage de Faraday

Historia

Redakto
Faraday cage - FISL 14 - 2013-07-03

Në vitin 1836, majkëll Faradei vërejti se ngarkesat e tepërta në një përcues të ngarkuar ndalen në sipërfaqe të tij dhe nuk kanë asnjë ndikim brenda. Për ta demonstruar këtë fakt, ai ndërtoi një dhomë të mbuluar me petë metalike dhe që pranonte një tension të lartë i cili shkarkohej nga një gjenerator elektrostatikë nga jashtë dhomës. Ai përdori një elektroskop për të treguar se nuk ka asnjë ngarkesë elektrike të vendosur brenda mureve të dhomës.

Megjithëse efekti i këtij kafazi i atribuohet eksperimentit të famshëm të majkëll Faradeit me kovën e akulltë të shfaqur në vitin 1843, ishte Benjamin Franklini ai i cili në vitin 1755 e vërejti këtë gjë.

Funksionimi

Redakto

Kafazi përçues ka një siperfaqe ekuipotenciale e cila quhet mur elektrik. E vërteta është se kafazi vepron vetëm kundër fushave të jashtme elektrike. Nese kemi të bëjmë me një fushë të ndryshueshme atëherë kafazi mund të jetë i ndërtuar jo vetëm nga një sipërfaqe të mbyllur por edhe nga një rrjetë metalike.

Përdorimi

Redakto

Kafazi i Faradeit përdoret ne ato vende ku fushat e jashtme elektrike ose magnetike nuk guxojnë të futen brenda sepse mund të kenë veprim negativ në ndonjë paisje elektrike, ose ne ato vende ku fushat elektrike ose magnetike nuk duhet të dalin jashtë.

Kafazi i Faradeit

Redakto
  • Kafazi i Faradeit përdoret në mënyrë rutinore në kimi analitike për të reduktuar zhurmën gjatë matjeve sensitive.
  • Kafazi i Faradeit u përdor në vitin 2013 nga Vatikani për të mbrojtur rezidencën Sistine Chapel nga përgjimi elektronik gjatë mbledhjes sekrete papale për zgjedhjen e papës së ri.[2]
  • Ulëset e automobilëve dhe aeroplanëve janë të lloj i kafazit të Faradeit, për të mbrojtur pasagjerët nga shkarkimet elektrike si vetëtimat.

Përshtatjet

Redakto
  • Ashensorët dhe dhomat e tjera me korniza të përcuesve metalikë janë lloj i kafazit të Faradeit, duke u sjell si “zonë e vdekur” apo ku nuk ka sinjale të telefonave, radiove, dhe pajisjeve të tjera elektronike që pranojnë sinjale të jashtme elektromagnetike.
  • Austin Richards, një fizikant nga Kalifornia, krijoi një Kostum Faradeii nga metali në vitin 1997 që e mbrojti atë nga shkarkimet e Bobinës Teslla. Në vitin 1998, ai emëroi personazhin në kostum Doktor MegaVolt dhe e shfaqi në gjithë botën.
  • Dhoma e skanimit e aparatit Magnetic resonance imaging (MRI) është e dizajnuar sipas kafazit të Faradeit. Kjo parandalon sinjalet e radio-frekuencave të jashtme që t’i adresohen të dhënave të pacientit, që do të dëmtonte imazhin rezultues. Radiografët janë të trajnuar për të identifikuar objektet karakteristike të krijuara në imazhe në rast se kafazi i Faradeit shkatërrohet gjatë ndonjë stuhie.
  • Një furrë me mikrovalë përdor kafazin e Faradeit, e cila pjesërisht mund të shihet duke mbuluar dritaren transparente, për të mbërthyer energji elektromagnetike Brenda furrës dhe për ta mbrojtur nga rrezatimet e jashtme.
  • Qeset plastike që janë të ngopura me metale përdoren për rrethur pajisjet elektronike për mbledhjen e pagesave gjatë dërgesës së konsumatorit, në mënyrë që një pagesë e kryer nuk regjistrohet nëse kamion i dërgesës kalon nëpër pika që mbajnë kabinë ngarkesash.
  • Mburoja e kabllove të skanuara, shembull kabllot USB ose kabllot koaksiale të përdoruar për televizorë, mbrojnë përcuesit e brendshëm nga përcuesit e jashtëm elektrikë dhe ndalojnë sinjalët e radio-frekuencave nga rrjedhja.

Në kulturën popullore

Redakto
  • Në serinë televizive Better Call Saul, Chuck McGill e ka transformuar shtëpinë e tij në një kafaz të Faradeit.[3]
  • Në seritë televizive Fringe, sezoni 4, episodi 6, "And Those We Left Behind" me kërkesën e Piterit, Walteri ndërton një celular sipas Kafazit të Faradeit, në mënyrë që Piteri të kalojë në një flluskë kohe të dukshme pa efekte anësore.

Referime

Redakto
  1. ^ "Michael Faraday". Encarta. Arkivuar nga origjinali më 31 tetor 2009. Marrë më 2 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Papal Election: Vatican Installs Anti-leak Security Devices at the Sistine Chapel". International Business Times. 2013-03-10. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2013. Marrë më 2013-03-19. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Bowman, Donna (30 mars 2015). "Better Call Saul, 'Pimento' ('They call it the caviar of the South.')". AV Club. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)