Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden - skenari origjinal

Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden : Skenari origjinal është libri zyrtar që përmban skenarin origjinal të shkrujtur nga J.K. Rowling për filmin me të njëjtin emër. Në 1 shtator 2016, Pottermore lançoi kopertinat finale për botimet britanike dhe amerikane të skenarit. Ky libër u dizenjua nga MinaLima[1], një studio dizajni e vlerësuar me shumë çmime, e themeluar nga Miraphora Mina dhe Eduardo Lima, të cilët ishin dizenjuesit grafikë që punuan për filmin Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden dhe për tetë filmat e Harry Potterit.

Kopertina dhe ilustrimet e këtij libri janë bazuar te krijesat e kësaj historie dhe janë frymëzuar nga stili dekorativ i viteve 1920. Vizatimet janë bërë me dorë dhe janë përsosur në mënyrë dixhitale me Adobe Illustrator.

U përkthye dhe botua në shqip nga Shtëpia Dituria në 2018.

Skenari

Redakto

Gelert Grindelvaldi shfaqet përpara sheshkalldrëmit të një kështjellje të madhe të braktisur ku vret pesë aurorë. Ai ecën duke lënë pas trupat e tyre me vështrimin e ngulur në qiellin e natës. Shfaqet një skenë montazhi me fragmente titujsh gazetash të vitit 1926 për sulmet e Grindelvaldit. Ai kërkohet në të gjithë botën për t'u vënë përpara drejtësisë. Shpaloset në fund një artikull që tregon foton e Statujës së Lirisë.

Njut Skamandëri qëndron i ulur në stolin e një anijeje të madhe pasagjerësh që është duke kaluar pranë Statujës së Lirisë. Një nga kapëset e valixhes që ai mban me vete hapet papritmas. I pëshpërit Dugalit dhe i thotë të rrijë urtë.

Ndërsa zbarkojnë në Nju Jork, Njuti duhet të kalojë përmes kontrollit të doganës të Jomagjëve (personave jomagjistarë).Një doganier e pyet atë se çfarë mban brenda valixhes. Më pas prapë një nga kapëset e valixhes lirohet dhe doganieri i kërkon ta hapë valixhen. Njuti pa u vënë re shtyp një buton të vogël me emrin " Për babanacët" dhe e hap valixhen ku shihen rroba, një gazetë, harta, një orë me zile, një lupë dhe një shall baldoskuqësh.

Ngjarjet zhvillohen në vitin 1926 në qytetin e Nju Jorkut, ku ngjarjet e pak njerëzve dhe disa krijesave do të përcaktojnë fatin e shumë të tjerëve. Njut Skamandëri është i pari dhe ndoshta i vetmi magjizoolog, i cili lufton për të mbrojtur kafshët magjike të botës, tani ndodh që papritur ato ja mbathin prej valixhes. Tina Golldstin është një ish-Aurore amerikane, e punësuar në Ministrinë e Magjisë të SHBA, e cila dëshiron me gjithë shpirt të kthehet në këtë detyrë dhe është e sigurt se lëvizja kundër magjistarëve, e quajtura " Trashëgimtarët e Salemit", është strofull e vetë së Keqes. Kuini Golldsdtin, e motra e Tinës, është e bukur, e hijshme dhe e paturpshme, një leximagje, e aftë të lexojë mendimet e të tjerëve. Për të mos harruar, Jomagjin Xhejkob Kovalskin, i cili dëshiron të hapë një furrë për të shitur bukë dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Përkthimi në shqip

Redakto

Libri u përkthye botua në gjuhën shqipe nga Mira Kroqi dhe u botua nga shtëpia botuese Dituria në nëntor te vitit 2018. Paraqitja grafike u bë nga Ulinda Selenica.[nevojitet citimi]

Dedikim

Redakto

" Në kujtim të Gordon Murray, shërues krijesash dhe hero i vërtetë në botën reale."

Libri i dedikohet njërkut të mëvonshëm të autores i cili ishte një veteriner.[2]

Falenderime

Redakto

Rowling u jep nje falenderim jashtëzakonisht të madh Steve Kloves-it dhe David Yates-it për durimin e tyre dhe ndihmën në krijimin e skenarit të Kafshëve fantastike. Ata i dërgonin vazhdimisht shënime dhe mbështetje ndërkohë që ajo ecte nëpër rrugëtimin e saj për skenarin e saj të parë. Më pas ajo falenderon David Heyman-in, i cili ka qenë me të qysh në hapat e parë të kalimit të Harry Potterit në ekranin e madh dhe pa të, Kafshët fantastike do të kishin qenë tejet modeste.

Falenderon gjithashtu edhe Kevin Tsujiharan, i cili e ndihmoi të sillte në jetë Njut Skamanderin. Mbështetja e tij ka qenë e paçmueshme dhe atij i takon merita më e madhe që projekti u realizua.

Së fundmi, por jo nga rëndësia, ajo falenderon familjen e saj, burrin e sal Neilin dhe tre femijët e saj, Xhesikën, Davidin dhe Kenzin që besuan në të për të vazhduar skenarin.

Referime

Redakto
  1. ^ "Fantastic Beasts: Behind the scenes book covers - Pottermore". Pottermore (në anglisht). Marrë më 2018-11-21.
  2. ^ "J.K. Rowling on Twitter". Twitter (në anglisht). Marrë më 2018-11-21.

Lidhje të jashtme

Redakto