Kalaja Olimpe
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Qyteza antike e Olimpes, në fshatin Mavrovë, 40 km në juglindje të Vlorës. Në toponimet e hershme quhej Olympe i pagëzuar ndoshta për vajzën e mbretërit Pirro .Në një toponim tjetër gjendet Mavrovë-Fitorë. Ne ndërmorëm një ekspeditë, në lartësinë 285metra, ku gjendet qyteti i heshtur ilir i Olimpes. Sipas të dhënave që kishim nga periudha e antikitetit, në këtë zonë të njohur në luginën e Shushicës, ka qytete dhe fortesa te cilat ishin pjese konionit .Një ndër këto është Olympia qytet tjetër i Koinonit Amantia, rrënojat e të cilës ndodhen në fshatin e sotëm Mavrovë në anën e djathtë të lumit Shushica kur rrjedh lumi (Monumentet X 1975. N.Ceka qendrat e fortifikuara të Amantias). Olympe shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe prej 13 ha dhe ishte qytet i pajisur edhe me akropol. Olimpe i kishte organizuar institucionet e saj sipas modelit epirot. Në krye të qytetit ishte nëpunësi më i lartë ekzekutiv i njohur me emrin Politarkes. Ai ndihmohej nga një kolegj nëpunësish të quajtur Synarkontë si dhe nga Gramateusi (sekretari). Emrin Olympe, qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Këtë variant e hodhi për herë të parë arkeologu Hasan Ceka, Olympeu identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin Olympiastan .
Duke vlerësuar potencialin historik bashkia e Vlorës e ka përfshirë këtë qytete në listën e objekteve historike me gjurme antikiteti dhe të vizitueshme .Të tilla janë ato të "Shpellave të Velçës", "Shpellave të shkruara të Lepenicës" (nga më të rrallat në Ballkan e Mesdhe), "Shpellat e Spilesë" (Himarë) apo "Mozaikët e Mesaplikut", pasuri e rrallë kombëtare. Vendbanimet tumulare të Vajzës, Dukatit, Mavrovës, "Pitosa" të Mallkeqit tregojnë për autoktoninë dhe vazhdimësinë etno-kulturore të ilirëve në periudhën e bronxit dhe të hekurit .E njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete- si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj , Triporti dhe vet.
Qytet i koinionit sipas modelit epirot
RedaktoQytet tjetër i Koinonit Amant ishte Olympe, rrënojat e së cilës ndodhen në fshatin e sotëm Mavrovë, në anën e djathtë të lumit Shushica (Monumentet X 1975. N.Ceka qendrat e fortifikuara të Amantias). Olympe shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe prej 13 ha, dhe ishte qytet i pajisur edhe me Akropol. Por ndryshe nga Amantia, organizimi politik i së cilës ishte sipas Koinonit, Olimpe i kishte organizuar institucionet e saj sipas modelit epirot. Në krye të qytetit ishte nëpunësi më i lartë ekzekutiv i njohur me emrin Politarkes. Ai ndihmohej nga një kolegj nëpunësish të quajtur Synarkontë si dhe nga Gramateusi (sekretari). Epiri ka qene dhe eshte Shqipëria jugore e Faik Konices gjejme faktin qe flet per epirotët .Faik beu ka germezuar:Straboni na mëson se epirotët nuk flisnin greqisht, ata ishin të huaj. Po citoj fjalë e tij: (fjalët e Strabonit në greqisht) Kjo është shumë e qartë apo jo. Straboni na thotë se kombet epirotas ishin barbarë domethënë të huaj për racën dhe gjuhën greke (Veprat e Strabonit, VII, 6-13, faqe 267. Botim i Dübner Müller).
Emrin Olympe, qyteti mendohet nga vajza e Mbretit Pirro
RedaktoSipa historianit Ilirian Gjika :Emrin Olympe, qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Këtë variant e hodhi për herë të parë arkeologu Hasan Ceka, Olympe u identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin Olympiastan. Zhvillimin më të madh Olympe e arriti në vitet 229-148 P. K. me nxjerrjen e monedhave, të cilat përdoreshin vetëm brenda ekonomisë së këtij qyteti. Ato kishin simbole të ngjashme me monedhat e Apolonisë, Amantias dhe Bylisit. Interesant është fakti se autorët antikë heshtin për praninë e këtij qyteti, i cili ndeshet vetëm te Stefan Bizantini që e përmend te vepra e ti, “Mbi qytetet dhe popujt .
Kalaja ne fshat
RedaktoKa marre statusin e trashëgimisë kulturore ne vitin 1963. Qëllimi i ekspeditës buronte nga një këshillë e mençur e arkeologut N. Ceka, dhënë ca kohë më parë, që brenda kuadrit të Amantias të futej edhe kjo qytezë, gjurmët e të cilave në i gjetëm edhe pas kaq kohësh aty sipër rrugës automobilistike në kthesën e parë tek varrezat, kur vjen nga gryka dhe 100m më poshtë kur je nisur nga qyteti bregdetar. Fshati aktualisht sot mban emrin Mavrovë . Ndërsa toponimi i saj e hershëm Olympe që ka mbajtur qyteti me monedhën e vet është vetëm historik . Vendasit kanë filluar ti rivënë emrin Olympe shoqatës së fshatit të tyre, ndonjë lokali e magazinë dhe kjo është fare pak në krahasim me historinë e kësaj qendre ilire që i ka rezistuar rrebesheve.
Muret e saj ne i gjetëm 285m lartësi mbi nivelin e detit. Poshtë është Shushica , që rrjedh në buronja të Kuce me gjatësi rreth 85 km me derdhje ne Vjosë . Përkarshi ka fshatin Lapardha . Poshtë në Sirokëmbë ka fushat deri tek ura në Sklap . Ka ullinj shekullorë . Aty nga vitet ‘88 kam takuar arkeologun Llambi Durollin në Mavrovë . Nga shkolla e fshatit zbritëm poshtë tek udha . Llambi më tregonte për vendbanimin e hershem dhe monedhën e saj . Në rrjedhën e Shushicës ka edhe një vendbanim si Cerja rerth 60 km nga qyteti i Aulonës dhe ka shërbyer më shumë si qendër e fortifikuar për kontrollin e rrugëve që mbronin nga largësia. Arkeologët thonë se një popullsi ilire ka jetuar pikërisht këtu prej epokës së bronzit. Mirëpo, ajo që na kishte tërhequr më tepër qe kalaja e Mavrovës. Rruga ishte përmirësuar nga qendra e fshatit, deri në lagjen Çakallovaj ku u ndeshëm me gjurmët e para të kalasë. Kalaja shtrihet në një sipërfaqe të mëdha rreth 13 ha . Vendi dhe gjurmët e saj shfaqen diku heshtin dhe zhduken .Lagjja që ne shkuam në fillim kishte vetëm dy banorë ndërsa ndërtesat ishin ruajtur .
Kalaja ne Rrethun
RedaktoNdërkohë që të dhënat më të sakta për këtë kala, i gjetëm tek një shkrimi i autorit vendas Burhan Dautaj .Dautaj ishte arkeologu qe ka gërmuar ne këtë qytete kur u formësua mendimi për ekzistencën e tij . i cili shprehet kështu: “Kërkimet filluan ne dy pika: brenda mureve rrethuese te qytetit ne skajin me jugor te majës se Rrethunit dhe ne nekropol. Nga veri-perëndimi ndërpritet prej rrugës këmbësore qe lidh lagjen Ymeraj me Cakallovaj, deri sa bashkohet me traktin ne piken C."Ky trakt i ruajtur ne lartësinë e tri radhëve (lartësi 2 m. dhe gjatësi 12 m.) është ngritur nga blloqe trapezoidal e katerkendesh, me faqe pak te sfumuara (fig. 3). Ne fasadën e tij dallohen gurelidhesit tërthore qe përforcojnë strukturën e brendshme te murit. Këtu muri bën një kthese ne kënd te drejte, për tu ngjitur përpjetë shpatit perëndimor te kodrës, ndërpritet nga rruga këmbësore qe lidh lagjen Shahaj me Cakallovaj, për tu lidhur me traktin ne piken D (fig. 4, 'I'ab. II, 6).
Trakti me gjatësi 21 m, lartësi 3.25 m dhe gjerësi 2.80 m, është ruajtur ne gjendje relativisht te mire, me përjashtim te mesit te tij ku ka çarje e shkarje nga themeli .Muresa është ngritur nga blloqe gur gëlqeror dhe shtufore, pjesërisht te punuar me faqe trapezoidale dhe katerkendeshe te gufuara ne pjesën e dukshme te tyre. Blloqet kane këto përmasa: 0.62 x 0.46 m; 1.08 x 0.60 m; 1.60 x 0.60 m; 1.80 x 0.60 m. Rreshtat ne përgjithësi janë ne linja te drejta me ndonjë shkallëzim qe u është imponuar ndërtuesve me sa duket, edhe nga pjerrësia e madhe e terrenit. Duke filluar nga fundi ne rreshtin e trete, shfaqen gurelidhsit tërthorë te vendosur ne distanca te ndryshme qe lëvizin nga 2.85 deri ne 3 m. Themeli i ngritur nga blloqe te papunuar ku duken qarte gjurmët e nxjerrjes se tyre nga gurorja, është lënë si thembrat me një dalje 0.15-0.20 m nga muri. Nga qoshja ku trakti merr kthesën nga lindja, muri me gjatësi 23 m i është nënshtruar një rindërtimi qe shkon deri ne themel. . Në vendin me emër toponimik “Çezma e plakës”, lartësia e murit sipas arkeologut, Burhan Dautaj “arrin në katër rradhë gurësh, ndërsa më tej kap lartësinë e 6-7 radhëve”. Në këtë zonë, forma e gurit është ruajtur mjaft mirë.
Në vendin e emërtuar “maja e rrethonit” gjendet masivi shkëmbor, ku sipas arkeologëve është marrë materiali për të ndërtuar muret e kalasë së qytetit antik. Bazuar në të dhënat e disa studimeve, ky mur ka ngjashmëri me muret e tarracimit në akropolin e Dimalit, të përdorur dhe për mbështetjen e çative në godinat e shekullit II para Krishtit. Gjurmët e para të kalasë hasen në lagjen e emërtuar “Cakallovaj” dhe vazhdojnë përgjatë kopshteve private, ndërsa sipërfaqja brenda mureve rrethuese të kalasë së Mavrovës arrin në rreth 13 ha, duke e renditur Olimpen mes qyteteve mesatare të antikitetit". Ç’ka thotë studimi:”Shek.3 e gjen kryeqendrën ekonomike e kulturore të Koinonit, Matohasanajt, Cerjas, Hadëraj”.Janë të gjitha qëndra që shtrihen gjegjësisht,gjithandej si në veri dhe në lindje të kryeqendrës. Lajmi i S.Anamalit është:”Prova e sjelle nga Ugolini se ne afërsi te Plocës mungojnë rrënoja te tjera te lashta, sot nuk mund te përdoret si argument; ne vitet e pas çlirimit rreth Plo¬ces janë zbuluar tepricat e tre qyteteve te tjera te fortifikuara, bashkëkohës me atë te Ploces, dhe pikërisht ne Matohasanaj ne lindje te Ploces, ne luginën e Vjosës, ne Cerje (Brataj) ne juge dhe ne Olympe, ne perëndim, të dyja ne luginën e Shushicës. Por është edhe Olympe soe Mavrova e sotme me kalanë në “majën e Rrethunit”,dhe kështu katër qytetet të radhitura në sira, Bylys, Amantia, Oriku dhe Olimpe.