Kalaja e Kropishtit
Ndodhet ne vendin e quajtur Llutroi, ndërtuar ne periudhën romake. Ajo përbehet nga gurë, 24 x 2 x 5 cm. Ky lloj fortifikimi ka forme katërkëndëshi me sipërfaqe 250 me 180 metra. Ne pjesën me te madhe gjerësia e murit është 1,2 metra.Ky lloj fortifikimi ka formë katërkëndëshi me sipërfaqe 250 me 180 metra. Në pjesën më të madhe gjerësia e murit është 1,2 metra. Në majën e Lutrojit janë rrënojat e dukshme të një tempulli antik prostil, ku bazamenti i tij ruhet i plotë. Mbi rrënojat e tempullit ka qënë e ndërtuar një kishë.Tempulli Lutrojit është përballë luginës së Shushicës, në kodrën Lutrojit, e cila është
pika dominuese vrojtuese në të katër anët e horizontit
Maja e Lutrojit ka qenë vend i shenjtë pelegrinazhi ndërkrahinor e krishtërimit. Ajo ka luajtur rol të rëndësishëm, jo vetëm për religjionin e fesë së krishterë, por edhe për të rritur ndjenjat patriotike e forcimin e lidhjeve të bashkësive krahinore dhe ndërkrahinore. Fjala lutro vjen nga greqishtja “loutro”- uji i pagëzimit. Për kuptimet e kësaj fjale shih: R.Miller, A Historical and Theological Look at the Doctrine of Christian Baptism,
Në “Majën e Lutrojit” gjenden rrënojat e dukshme të një monumenti tepër të rëndësishëm. Fillimisht ai ka qenë një tempull i tipit me ante, ndërtuar me blloqe të gdhendur guri, të shek. IV-III p. Kr., kurse më vonë mbi rrënojat e tempullit janë ngritur muret e një kishe mesjetare, të paktën që nga fillimi i shek. XIII