Kalaja e Mengelit
Learn more Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kjo kala ngrihet në kodrën e Mengëlit, që ndodhet në pjesën jugore të masivit të Godoleshit. Ajo ngrihet mbi luginën e lumit Shkumbin në një lartësi 300 metra. Nga kjo lartësi kontrolloheshin plotësisht lëvizjet në rrugën Egnatiaqë kalonte në fundin e kodrës dhe shikoheshin qartë fortifikimet e Qafës dhe të Gadishtës së Belshit. Kalaja e Menglit ka formën e një shumëkëndëshi.
Faqet anësore të murit rrethues janë të punuara me gurë me madhësi mesatare dhe mbushja në mes është bërë me gurë të vegjël me sasi të madhe llaci. Trashësia e tyre arrin në 2 metra në anën jugore të kështjellës dhe në 2,3 metra në anët e tjera. Teritori i brendshëm i kësaj kështjelle është i mbuluar me gjurmë banesash të madhësive të ndryshme.
Hyrja e kështjellës gjendet në anën veri-perëndimore të saj, ndërmjet dy kullave katërkëndëshe, nr. 1 dhe nr. 2 e krijuar si rezultat i ndërprerjes së murit rrethues. Ajo është 3,5 metra e gjerë dhe duhet të ketë pasur një portë dyfletëshe.
Kalaja e Menglit përforcohet nga 8 kulla, që ndodhen në largësi të ndryshme nga njëra-tjetra në varësi të terrenit. Në përgjithësi ruhet distanca prej 40-50 metrash ndërmjet tyre vetëm në anën jugore dhe jugperëndimore ku terreni siguron një mbrojtje më efikase dhe largësia ndërmjet kullave rritet deri në 80 metra.
Prania e 8 kullave kushtëzohet nga fakti që ajo ndodhej pranë rrugës Egnatia arteria kryesore për të kaluar në perëndim. Mbizotëruese është forma katërkëndëshe por ndeshet edhe nën një kulle në trajtën e formës U, e dalë plotësisht jashtë murit rrethues, kulla 6. Kulla nr 1 dhe nr. 2 shoqërojnë hyrjen e vetme të kalasë dhe kanë formë katërkëndëshe. Kulla nr. 3 gjendet në largësi prej 37 metrash nga kulla nr. 2, është katërkëndëshe dhe zë vend qendror në vijën perëndimore të murit rrethues. Kullat 4 dhe 5 kanë formë katërkëndësh edhe ndodhen në skajet jugperëndimor dh juglindor të kështjellës atje ku pjerrësia e terrenit është më e madhe. Kulla nr 6 ka formën e U dhe ndodhet në kuotën më të lartë të kodrës në lartësi 300 metra. Kullat 7 dhe 8 ndodhen në anën veriore dhe verilindore dhe kanë formë katërkëndëshe. Kullat katërkëndëshe zënë vend të rëndësishëm në sistemin mbrojtës të Kalasë së Menglit. Megjithëse kjo kullë krijon pika të vdekura për mbrojtësit te saj dhe paraqitet më e dobët se kullat rrethore ose disa këndëshe, ndërtuesit për të shmangur këtë btë metë kanë shtuar trashësinë e murit rrethues dhe të krahëve të kullave nga ana veriore, ku mund të ishte më i voitshëm sulmi.
Prania e këtij tipi kulle favorizohet nga lehtësia në anën ndërtimore dhe kërkon pak kohë. kalaja e Menglit përfaqëson një ndërtim ushtaraktë realizuar në kohën e sundimit të perandorit Justinian. Ajo paraqet tipare të përbashkëta me kalanë tjetër Bizantine, Atë të Qafës të ndërtuar po në kohën e Justinianit për të kontrolluar degën jugore të rrugës Egnatia. Kalaja e Menglit përfaqëson një ndërtim tipik të arkitekturës bizantine të shek. V.e.s.