Kalaja e Tujanit
Kalaja e Tujanit, një fortifikatë e gurtë me formë katërkëndëshe, ku gjurmët e jetës hasen që nga periudha e parë e hekurit.
Histori
RedaktoKalaja e Tujanit eshte e vendosur midis fshatit Brar dhe malit te Dajtit. E rindërtuar në shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrëse e koridorit Dibër-Tiranë-Durrës.[1]
Prej saj kontrollohet mjaft mirë ‘‘shkalla e Tujanit’’, ngushtica që ndan malin e Brrarit nga ai i Tujanit, nëpërmjet të cilës kalonte rruga tradicionale për në Dibër.
Kodra ka formë konike dhe shpate mjaft të pjerrta. Vetën në veri ajo lidhet me kodrën fqinje me një qafë të ulët. Ana lindore që është më e larta përbëhet nga një brez shkëmbor, duke krijuar një mbrojtie natyrore, që ulet gradualisht drejt perëndimit. Ndërtuesit e kalasë kanë shfrytëzuar veçoritë mbrojtëse të terrenit duke lënë anën lindore të pa rrethuar, ndërsa në veri dhe në jug muret janë ndërtuar mbi brezin shkëmbor.
Fortifikimi ka planimetri drejtkëndore me përmasa 160 x 190 m, i cili ndahet në tre pjesë prej muresh gjatësorë që kanë drejtim veri-jug. Autorët, duke u nisur nga drejtimi i mureve si dhe nga terreni pjerrët, mendojnë se muret e brendshme mund të kenë shërbyer si mure taracimi.
Në brendësi të mureve rrethuese të fortifikimit janë vërejtur gjurmë banesash me mure 0.8 m të gjera si dhe një sterë uji me diameter 3 m. Nga rrënimi i plotë i murit i cili ka ndodhur për shkak të cilësisë së dobët të llaçit, nuk u bë i mundur evidentimi i kullave.
Referime
Redakto- ^ Studime historike. Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë. 1968. fq. 60.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)