Kalimi i Rubikonit (nga Jul Çezari)

Rubikon është një lum në Italinë e Veriut, që në vitin 49 p.e.sonë u kalua ng Jul Çezari dhe ushtria e tij

Kalimi i lumit Rubikon në vitin 49 p.e.sonë nga Jul Çezari është një ngjarje që percipitojë në fillimin e Luftës Civile Romake dhe bërë që ai të shpallej diktator i përjetshëm dhe ngritjen më pas të Perandorisë Romake.

Çezari i ndalur në brigjet e Rubikonit

Çezari ishte caktuar të qeveriste mbi një rajon që shtrihej nga pjesa jugore e Galisë deri në Iliri (por jo në Itali). Pasi periudha e qeverisje së tij mbi këto territore përfundoi, Senati Romak urdhëroi Çezarin që të shpërndante ushtrinë e tij dhe të kthehej në Romë. Urdhëri i sentati ishte shprehimisht i qartë ku deklaronte se Çezari nuk duhet ta kalonte ushtrinë e tij përtej lumit Rubikon, që në atë kohë ishte kufiri veriorë i Italisë. Në janar të vitit 49 p.e.sonë, Cezari solli legjonin e 13-të për të kaluar lumin, veprim i cili u konsiderua nga qeveria Romake si kryengritjen, tradhti dhe deklaratë lufte ndaj Senatit Romak. Sipas disa autorëve, Çezari ka thënë  "alea iacta est"(zari u hodhë) kur ushtria e tij po marshonte drejt lumit të cekët.

Sot, fraza "Kalimi i Rubikonit" është një idiomë që nënkupton kalimin e një pike pa kthim.