Kallfa
Kallfa ishte zejtar i ri i cili sipas sistemit të esnafëve kishte kaluar periudhën fillestare të çirakut e kishte fituar përvojë. Ngritja në kategorinë e re ishte ngjarje me rëndësi në jetën e kallfës për të arritur në shkallën e mjeshtrit. Pozita shoqërore e kallfës ishte më e lartë se ajo e çirakut, sepse konsiderohej ndihmës kryesor i mjeshtrit. Megjithatë, përderisa kallfa ishte akoma në vartësinë e mjeshtrit dhe nuk gëzonte të drejtat e anëtarit të esnafit, vazhdonte të mbetej “jashtë shoqërisë zyrtare”. Kallfa duhej të qëndronte në atë shkallë për disa vjet, por edhe mund të mbetej tërë jetën i shfrytëzuar, pa qenë në gjendje që të arrinte në shkallën më të lartë të mjeshtrit.