Kaltrina Selimi Lindi me 04.09.1984 në Prishtinë ku edhe kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në shkollën e muzikës "Prenk Jakova". Për here të pare si këngëtare është paraqitur në vitin 2003,në spektaklin garues 'Dua të jem" ku edhe zuri vendin e pare. Ndikimet në muzikë i gjen në muzikën e lehtë, kryesisht te artistët muzikor të Shqipërisë. Eshte nje grup me prespektive dhe qe premton muzike cilesore ne "tregun shqiptare te muzikes" Viti 2003 (“Ethet e së premtes...”), ku fitoi në fushën e këngës. Një vit i mbarë ky për të: në të njëjtën kohë me triumfin në atë konkurs u regjistrua edhe në Fakultetin e Arteve, në degën e muzikës. Karrierën muzikore prishtinasja zeshkane e filloi me një grup, pjesë e të cilit ishte për pothuajse një vit të tërë. Tani po përgatitet edhe për sprovën më të vështirë të karrierës së saj, atë të të bërit e njohur si këngëtare soliste. E ka përgatitur këngën e parë dhe po punon seriozisht rreth albumit. E ndikuar nga muzika e lehtë e Shqipërisë, synimi i saj për të ardhmen është edhe pushtimi i skenës muzikore të Tiranës. Një rrugë që për shumë këngëtarë ka qenë një mision i pamundur. Por që nuk duket aspak i vështirë për Kaltrinën. Sepse ajo është e bindur që ditët e këqija i ka lënë pas. Bashkë me historinë e grupit, ku dikur u fut me shumë dëshirë... Viti 2004 Filloi të këndoj me një grup, jo për shkak të frikës nga skena, por sepse domte t'i këndonte live, dhe pa qenë pjesë e një grupi kjo ishte e pamundur. Kështu filloi me “Hana Band”, ndonëse kishte edhe oferta për t’iu bashkangjitur ndonjë grupi tjetër. Viti 2005 I realizoi gjithsej katër këngë, të cilat i u kishin bërë edhe videoklipe. Gjatë kësaj kohe kryesisht kemi kaluar mirë, dhe mosmarrëveshjet e vogla që lindnin nga mendimet e ndryshme të anëtarëve të grupit muzikor i kalonim të gjitha me bashkëpunim. Ndërkaq, kënga që i ka pëlqyer dhe vazhdon t'i pëlqejë më shumë është “Paradoks”. Viti 2006 Kanë pasur marrëdhënie të ndërsjelltë. Ajo u mundua se po të mos ishte ajo, nuk do të bëhej kaq i njohur sa është sot.Ajo ka thënë se po të mos ishte grupi, As ajo nuk do të kishte mundësi të bënte emër në tregun e muzikës. Ndarja erdhi jo natyrshëm, por më mirë që ndodhi kështu. Tani do t'jet një kaltrinë pak më ndryshe pak më të lehtë të zgjedh këngët që i pëlqejnë dhe të ketë vetvetja, pa qenë e detyruar të bëj siç më thonë të tjerët. Viti 2007 Ishte e detyruar të shkëputet nga grupi, sepse drejtuesit e tij donin të merrnin edhe një vokaliste tjetër, pa e biseduar këtë fare me të. Dhe meqenëse ata nuk më konsideruan, nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër përveç braktisjes së grupit. Vitin 2008 Kaltrina në kontratë është specifikuar bashkëpunimi ndërmjet katër anëtarëve, tre instrumentistëve dhe atë si vokaliste, dhe nuk përmendej se pas një kohe do të përfshihej edhe ndokush tjetër. Ishte kontratë e thjeshtë, por unë do të konsultohem me ndonjë avokat, dhe pasi të marr vesh të drejtat që më takojnë bazuar në atë kontratë pune, sigurisht do ndërmarr edhe hapat e mëtejshëm. Gjithsesi, një gjë nuk do ta lejoj: që këngët e interpretuara nga unë të këndohen nga dy vajzat e reja të grupit.Natyrisht, synoj të marr pjesë edhe nëpër festivale. Ndonëse më pëlqen të këndoj live, do të marr pjesë edhe në festivalet që njihen si play-back, kryesisht ato që organizohen në Kosovë, por edhe “Kënga magjike” në Shqipëri. Synimi im kryesor është të marr pjesë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, që është festivali më prestigjioz mendoj. Do punoj intensivisht që të arrij të realizoj këtë ëndërr timen, e pse jo, të konkurroj në mënyrë të denjë.