Camillo Praschniker (shq. Kamilo Prashniker; lindi më 13 tetor 1884 në Vienë dhe vdiq më 1 tetor 1949 në Vienë) - ishte arkeolog austriak, pjesëtar i grupit të gjashtë dijetarëve austro-hungarezë që u dërguan më 1916 në Shqipëri për të kryer hulumtime në disa degë të shkencave historike. Ka bërë gërmime te rëndësishme arkeologjike në Shqipëri si psh në Apolloni, Byllis, Klos, Ballsh etj. dhe dokumentime në libra te shkruar.[1]. Rezultatet i botoi në Kërkime arkeologjike në Shqipëri e Malin e Zi. Libri ka ende vlera, për saktësinë e përshkrimeve të planimetrive dhe të ilustrimeve të monumenteve, nga të cilat një pjesë janë zhdukur ose dëmtuar rëndë. Më 1918 Kamilo Prashniker erdhi rishtas në Shqipëri dhe punoi veçanërisht në Apoloni e Mallakastër.

Praschniker është zbuluesi i mozaikut Bukuroshja e Durrësit.

Burimet dhe referencat

Redakto
  1. ^ Archäologenbildnisse, Porträts und Kurzbiographien von Klassischen Archäologen deutscher Sprache R. Lullies, Deutsches Archäologisches Institut, W. Schiering Verlag Philipp von Zabern; 1988 page 224–225