Kampionati Botëror i Formula Një 2012
Kampionati Botëror i Formula Një 2012 ishte një kampionat garash për makinat e Formula Një dhe edicioni i 63të i Kampionatit Botëror të Formula Një. Formula Një njihet nga organi qeverisës i garave automobilistike, Fédération Internationale de l'Automobile (FIA), si kompeticioni më i rëndësishëm dhe klasi i parë i garit me makina. Plotët dhe ekipet garuan në njëzetenjë Çmime të mëdha për titujt kampion të pilotit dhe konstruktorit, që nisi në Australi më 18 mars dhe përfundoi në Brazil më 25 nëntor. Sezoni 2012 pa rikthimin e Çmimit të madh të Shteteve të Bashkuara, e cila u zhvillua në Cirkuitin e Amerikës, një pistë e ndërtuar në Austin, Teksas. Pasi u anullua në vitin 2011 për shkak të protestave civile, Çmimi i Madh i Bahrainit gjithashtu u rikthye në kalendar.[1]
Sezoni i kaluar - Sezoni i ardhshëm | |
Gara kampionale | 20 |
Piloti kampion | Sebastian Vettel |
Ekipi kampion | Red Bull Racing |
Koment: Vettel fitoi titullin e tretë rresht në karrierë. | |
Përdorimi i stampës |
Fillimi i sezonit ishte i zhurmshëm pasi shtatë pilotë të ndryshëm fituan shtatë garat e para të kampionatit, duke vendosur një rekord. Fernando Alonso i Scuderia Ferrari u bë piloti i parë që fiton dy gara gjatë sezoni, pasi ai triumfoi në Çmimin e madh të Evropës në qershor, duke marrë edhe kryesimin e renditjes për pilotë. Alonso ruajti kreun e renditjes edhe në shtatë garat e rradhës, duke fituar për herë të tretë në Gjermani dhe duke marrë podiume në Britani, Itali dhe Singapor. Megjithatë, aksidentet në xhiron e parë në garat e Belgjikës dhe Japonisë i kushtuan vendin e parë, pasi kampioni i botës në fuqi Sebastian Vettel – ashtu si Alonso – mori kryesimin në garën e 16të të sezonit. Vettel gjithashtu pati vështirësi gjatë sezoni; një kontakt me një makinë të dubluar bëri që ai të mos merrte pikë në Malajzi, kurse problemet me alternatorin i kushtuan pikë të vlefshme në Çmimet e mëdha të Italisë dhe Evropës si dhe përjashtimin nga kualifikueset për pol pozitë në Abu Dabi, duke detyruar ta niste garën nga bokset. Vettel hyri në garën e fundit të sezonit me një avantazh 13 pikë kundrejtë Alonsos. Alonso duhej të arrinte minimalisht podiumin për të pasur mundësi të fitonte titullin botëror, por në një garë të karakterizuar nga pjesëmarrja e makinës së sigurisë, Vettel përfundoi i gjashti, duke marrë pikë mjaftueshëm për të siguruar titullin e tretë rresht kampion bote, duke u bërë piloti i tretë në historinë gjashtëdhjetëetre-vjeçare të Formula Një që e arrin këtë gjë. Red Bull Racing siguroi titullin e tretë rresht për konstruktorë në Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara falë një vendi të dytë të Vettel.
Përveç rekordit të shtatë fituesve në shtatë garat e para, sezoni 2012 theu rekorde të tjera: Kalendari kishte njëzet gara, duke thyer rekordin me nëntëmbëdhjetë, i vendosur për herë të parë në sezonin 2005. Gjatë kampion bote – Sebastian Vettel, Fernando Alonso, Jenson Button, Lewis Hamilton, Kimi Räikkönen dhe Michael Schumacher – garuan gjatë sezonit, duke thyer rekordin e vendosur në vitin 1970.[2]
Referime
Redakto- ^ Noble, Jonathan (9 qershor 2011). "Bahrain gives up on 2011 race" [Bahraini dorëzohet për garën e 2011]. Autosport (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 6 mars 2012.
- ^ Frances Vermeeren (29 nëntor 2011). "Comeback Räikkönen: a record number of champions" [Rikthimi i Räikkönen: Një numër rekord kampionësh]. GP Now. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2012. Marrë më 29 maj 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)