Kampionimi (përpunimi i sinjalit)
Në përpunimin e sinjalit, kampionimi është reduktimi i një sinjali në kohë të vazhduar në një sinjal në kohë diskrete . Një shembull i zakonshëm është shndërrimi i një valë zanore në një sekuencë "kampionesh". Një kampion është një vlerë e sinjalit në një pikë në kohë dhe/ose hapësirë; ky përkufizim ndryshon nga përdorimi i termit në statistikë, i cili i referohet një grupi vlerash të tilla. [upper-alpha 1]
Një kampionues është një nënsistem ose veprim që nxjerr kampione nga një sinjal i vazhduar . Një kampionues ideal teorik prodhon kampione të njëvlershmee me vlerën e menjëhershme të sinjalit të vazhduar në pikat e dëshiruara.
Sinjali origjinal mund të rindërtohet nga një varg kampionesh, deri në kufirin Nyquist, duke kaluar vargun e kampioneve përmes një lloji filtri me kalim të ulët të quajtur filtër rindërtimi .
Gabim referencash: Etiketat <ref>
ekzistojnë për një grup të quajtur "upper-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="upper-alpha"/>