Kanan Maze
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kanan Maze (Shkozë, 1878 - 3 maj 1936) ka qenë ushtarak i Perandorisë Osmane, pas pavarësisë i shërbeu Qeverisë së Vlorës në vitin 1912 dhe shtetit shqiptar, u angazhua në Luftën e Njëzetës dhe më pas Lëvizjen e Qershorit më 1924. I nderuar për veprimtarinë e tij me titullin "Hero i Popullit" pas çlirimit. diq më .
Jeta
RedaktoU lind ne fshatin Shkozë të Vlores, ahere në vilajetin e janinës. Ai kishte kryer shkollen ushatrake ne Turqi dhe kishte sherbyer si oficer ne ushtrine perandorake deri ne shperberjen e saj dhe me vone u khtye ne Atdhe. Aty ai vazhdoi karrieren ushtarake duke u inkuadruar me forcat e milicise se shtetit. Ka qene komanant i burgut te Gjirokastres dhe komandant i qarkut te Elbasanit. Ai mori pjese aktive ne Luften e Pare Boterore ( First World War), qe u zhvillua masivisht ne rrethin e vlores dhe qe ne Historine e Shqipërise quhet Lufta e Vlores. Ne vitin 1920 Kanan Maze u be anetar i Qeverise se Beunit, qe ishte Qeveri e perkoheshme edhe Organizatorja e Luftes se Vlores. Ne betejen e famshme te Kotes, Kanan Maze arriti te mposhte Kontin e famshem dhe gjeneralin Piacentini, fortikikimet e te cilit e kishin bere Koten si kala te pathyeshme te pushtuesve Italiane. Por patriotizmi i luftetareve shqipetare te dejtuar nga Kanan Maze, i cili me trimeri te vecante dhe pervojen e tij ushtarake i udhehoqi njerezit ne nje beteje te perflakte, guximi, dashuria dhe krenaria kombetare coi ne fitoren e madhe te luftetareve shqipatare dhe ne humbjen e turpshme te Piacentinit. Kanan Maze figuroi si heroi i kesj beteje. Ai u plagos rende ne kete beteje, gjate sulmit kunder italianeve, ai u qellua me plumb ne nofull. Populli kendoi kenge per trimerine e tij te pashquar ne kete lufte, karakterin e tij dhe karizmen e tij te pashoqe kur plumbi pershkoi nofullen dhe demtoi fytyren e Heroit: "Obobo se c'qenkej Kota Mbytur top e mitroloza" Shkoza c'u be lakera U vra kanan Mazeja" "Kanan tu prish bukuria C'ka se mbeta une pagoje! Te rroje Shqipëria"
Por fitorja e betejes e ngriti lart moralin e Heroit, i cili u kurua ne Athine tek miqte e tij patriote. Ai kishte miq nga e gjithe Shqipëria, nder te cilet mund te permendim, Luigj Gurakuqin, Aleksander Xhuvanin, Avni Rustemin,dhe te tjere. Bile kur ky i fundit ngriti pushken dhe vrau Esat Pashe Toptanin, Kanan Maze i dergoi qe do ti puthte gishtin qe denoi tradhetarin e Shqipërise, dhe Avni Rustemi iu pergjigj, " do te puth nofullen, ku more plumbat duke e mbrojtur Shqipërine.
Kanan Maze i priu revolucionit te 1924. Me vone Ai u persekutua nga regjimi i Zogut dhe vdiq ne varferi ne fshatin e tij ne Shkoze te Vlores, duke lene pas nje djale Sihat Kanan Mazen dhe dy vajza Hatemen dhe Fetije. Mbas la emrin e tij te madh. Ai eshte nderuar per veprat e tij patriotike me titullin e larte "Hero I Poppullit"
Ai nderroi jete ne vitin 1936,
Referime
RedaktoKy artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |