Kanuni i Labërisë Autori: Ismet Elezi. Faqet e librit 288.

Kanuni i Labërisë ka si koncept kryesor ruajtjen e vlerave më të mira morale e kulturore të trashëguara nga e kaluara dhe luftimin e anëve negative, të papajtueshme me parimet morale e juridike të shoqërisë demokratike shqiptare. Pasqyron me vërtetësi kulturën e lashtë juridike të popullit të kësaj krahine, si pjesë përbërëse e kulturës shpirtërore e materiale e kombit shqiptar. Një monument kulture, i kushtohet Labërisë dhe njerëzve të saj, të cilët kanë luftuar për ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës, zakoneve e traditave të veta kulturore të trashëguara nga paraardhësit e tyre – ilirët. Shpalos një sistem vlerash të larta morale si dhe parimet themelore juridike të mbrojtjes së nderit, burrërisë, fisnikërisë, besës, mikpritjes, bujarisë, parimet e barazisë, të gjakut, të lirisë, ashtu siç pasqyrohen në të drejtën zakonore mbarëshqiptare.