Gjorgje Petroviq Karagjorgje (serbisht: Ђорђе Петровић Карађорђе, turqisht: Kara Yorgi Petroviç), i njohur gjithashtu si Gjorgja i Zi ishte një udhëheqës i famshëm i kryengritjes së Parë serbe kundër Perandorisë Osmane.

Gjorgje Petroviq Karagjorgje

Prejardhja

Redakto

Historiani Radosh Lushiq,i cili shkroi biografinë e Karagjorgjës,beson se nuk mund të përcaktojë saktësisht origjina e Karagjorgjës, sepse ka disa mendime të ndryshme. Ai beson se versioni më i mundshëm sipas së cilës Karadjorgje rrjedh nga Vasojeviqët.

Sipas një versioni tjetër, Karagjorgje vjen nga fisi Klemend, i cili ka prejardhje nga gjyshi i tij i cili quhet Jovan Mrshin Klementi (Kelmendi). Këtë version e kanë përkrahur disa autor të vjetër serb të cilët besojnë se Karagjorgje ishte me origjinë shqiptare.[1][2][3]

Burimet serbe thonë se Gjorgje (Gjergji) Petroviq (Pjetri) ka prejardhje malazeze nga fisi Vasojeviq. Atje ka lindur gjyshi i Karagjorgjës (Gjergji i Zi), Jovani ( Xhoni) dhe katër vëllezërit e tij. Dy nga të tjerët u shpërngulën në Serbi. Jovani ( Xhoni) me bijtë e tij Petrin (Pjetrin) dhe Mirkon u vendosën në fshatin Vishevc, qarku i Lepeniçkit të Kragujevcit. Karagjorgje është djali i Petrit dhe i ëmës Marica (Maria).[4] Karagjorgje, udhëheqësi i kryengritjes së I-rë Serbe të vitit 1804, pas thyerjes së kryengritjes, largohet nëpërmes Zemunit në Austro-Hungari. Pas katër viteve në mërgim, udhëheqësi përsëri vjen në Serbi (1817), ku edhe përfundon tragjikisht. Ai u vra me urdhër të rivalit të tij Millosh Obrenoviq, i cili në këtë mënyrë është përpjekur të arrij favore te autoritetet turke.[5]

Shuarja e kryengritjes

Redakto

Karagjorgje, udhëheqësi i kryengritjes së I-rë Serbe të vitit 1804, pas thyerjes së kryengritjes, largohet nëpërmes Zemunit në Austro-Hungari. Pas katër viteve në mërgim, udhëheqësi përsëri vjen në Serbi (1817), ku edhe përfundon tragjikisht. Ai u vra me urdhër të rivalit të tij Millosh Obrenoviq, i cili në këtë mënyrë është përpjekur të arrij favore te autoritetet turke. [6][7] Thuhet se kur u ekzekutua Karagjorgje, bashkë me te u ekzekutua edhe shoku i tij besnik Naumi, i cili nuk u nda nga ai. Prandaj, populli serb e kanë një thënie "besnik si Naumi". Mandej, ekziston edhe një shpjegim për "Naumin grek nga Argirorokastra". Argirokastra është Gjirokastra në Shqipëri dhe se emri Naum nuk është i shpeshtë te grekët. Ndërsa te Shqiptarët është shumë i shpeshtë. [8]

Referime

Redakto
  1. ^ Dimitrije Tucović, Srbija i Arbanija (u Izabrani spisi, knjiga II, str. 77) Prosveta, Beograd, 1950.
  2. ^ Sakrivena Istorija, Milorad Bosnjak, Slobodan Jakovljevic,Lio, Gornji Milanovac 2006, ISBN 86-83697-34-7
  3. ^ https://www.scribd.com/doc/233285064/Milorad-Bo%C5%A1njak-Slobodan-Jakovljevi%C4%87-KARA%C4%90OR%C4%90EVI%C4%86I-skrivena-istorija
  4. ^ Harun Crnovršanin, Nuro Sadiković, Sandžak porobljena zemlja, Zagreb, 2001
  5. ^ Dr. Jusuf Mulić, Velika Srbija, Muslimani i Bosna, Sarajevo, 2006
  6. ^ Dr. Jusuf Mulić, Velika Srbija, Muslimani i Bosna, Sarajevo, 2006
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 28 gusht 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ https://telegrafi.com/karagjorgje-shqiptar-nga-sanxhaku/