Karakteristikat e zerit

This is the stable version, checked on 28 maj 2020. 7 pending changes await review.

Zëri në tërësi, është një dukuri akustike, i cili ngërthen në vete veçantitë e tij. Te fenomeni i lartësisë së zërit dallojmë përjetime subjektive nga ana jonë, që në jetën e përditshme i njohim si zë i hollë apo zë i trashë. Sa i përket ngjyrës së zërit, si përjetim subjektiv mund të konsiderohet melodiciteti i zërit. Ndërsa te intensiteti i zërit, si përjetim subjektiv dallohet qartë fuqia e zërit, e cila pothuajse gjithmonë është e ndryshme.[1]

Lartësia e zërit

Redakto

Te kjo karakteristikë, si parametër kryesorë merret frekuenca e zërit. Pra, frekuenca e zërit mund të jetë e lartë apo e ulët. Kjo e fundit nuk mund të thuhet që bën pjesë në përjetimet subjektive, ngase frekuenca është një parameter i cili ka njësi matëse, dhe është standarde, e jo relative apo subjektive nga diçka tjetër. Si rrjedhojë e një vlere të vogël të frekuencës, praktikisht thuhet se: Nëse frekuenca e zërit është e ulët, atëherë këtë lloj zëri subjektivisht e përjetojmë si zë të trashë. Ndërsa sa i përket ndonjë vlere të madhe të frekuencës, praktikisht thuhet e kundërta. Pra, nëse zëri është i lartë, këtë lloj zëri e përjetojmë subjektivisht si zë të hollë.[2]

Ngjyra e zërit

Redakto

Ngjyra e zërit është një karakteristikë e tij që varet drejtëpërdrejtë nga raporti i herësit të frekuencës themelore dhe frekuencave harmonike të larta. Për ta pasur më të qartë, një rast konkret: kur i dëgjojmë (pa i parë fare), ne jemi në gjendje që ta dallojmë tingullin e kitarës nga ai i mandolines. Poashtu, vetëm nga ngjyra e zerit të tyre, ne jemi në gjendje që t'i dallojmë shumë persona kur me ta vejmë kontakt përmes telefonit. Përfundimisht, mund të thuhet se raporti i frekuencës themelore dhe frekuencave harmonike të larta përkthehet në rezultat praktik, i cili është "njoftësia" e zërit. [3]

Intensiteti i zërit

Redakto

Kjo është një karakteristikë që varet nga energjia e zërit. Zëri është një lloj vale mekanike. Rrjedhimisht nga kjo, energjia e tij mund të jepet me formulën e njohur të energjisë për lëkundje të thjeshta harmonike:

E=1/2*k*Xmax^2.

Xmax është amplituda e valës, Parametri k=mw^2(m-masa e mjedisit që lëkundet, w-frekuenca këndore e lëkundjeve).

Si rezultat përfundimtar, themi se: Herësi në mes të Fuqisë së valës P dhe sipërfaqes S nëpër të cilën përhapet vala quhet intensiteti i valës, pra: I=P/S. Si rrjedhojë e kësaj formule, rezulton se njësia matëse për intensitetin e zërit është: W/m^2(vat/metër katror). Numerikisht, intensiteti i valës paraqet energjinë e valës në njësinë e sipërfaqes nëpër të cilën përhapet vala.[4]

Infrazëri dhe ultrazëri

Redakto

Infrazë:

Brezi i valëve mekanike me frekuencë nga 0 deri në 20 Hz. Infrazërin nuk e dallon veshi i njeriut, por shumë gjallesa të tjera e dallojnë atë. Pra, infrazëri krijohet dhe përhapet që në fillim të fenomeneve të llojllojshme në natyrë.

Ultrazë:

Brezi i valëve mekanike me frekuencë përtej 20 kHz. Ashtu sikurse infrazërin, veshi i njeriut nuk e dëgjon as ultrazërin. Nga ana shkencore, ultrazëri si dukuri përfitohet në shumë mënyra, ku dy prej tyre janë shumë të njohura.

Metoda e Magnetostriksionit

Metoda e Elektrostriksionit

Ultrazëri ka zbatime të shumta në shkencë, teknikë, medicinë, në navigacion nënujor, etj.

Interferenca e valëve zanore - rezonanca akustike

Redakto

Valët zanore janë valë zanore(longitutinale), prandaj për to vlejnë të gjitha ligjet e reflektimit dhe të thyerjes së valëve. Poashtu, në këto valë mund të paraqitet dukuria e difraksionit dhe e interferencës. Konkretisht, interferenca e valëve zanore përdoret me qëllim të përcaktimit të gjatësisë valore të zërit ku përdoret gypi i Kvikut dhe ai i Kuntit. [5] [6]

Përdorimi i softuerëve për simulimin e fenomeneve fizike është një vegël shumë e dobishme. Ekzistojnë shumë laborator virtual me qasje gratis(free).[7][8] Vlenë të theksohet, se shfrytëzimi i tyre është me rëndësi, veçanërisht për studentët dhe hulumtuesit.

Referimet

Redakto
  1. ^ http://www.cas.miamioh.edu/~jaegerh/phy131/Week14-MO.pdf
  2. ^ http://www.livescience.com/42131-revealed-in-peoples-voices.html
  3. ^ http://www.bbc.co.uk/blogs/ipm/2007/11/what_colour_is_your_voice.shtml
  4. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 gusht 2014. Marrë më 11 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ http://www.quora.com/What-is-acoustic-resonance
  6. ^ http://en.wikipedia.org/wiki/Acoustic_resonance
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2015. Marrë më 11 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ http://www.social-peek.com/Keywords/Laboratori%20Virtual%20i%20Fizik%C3%ABs%20%C3%8Bsht%C3%AB%20Nj%C3%AB%20Platform%C3%AB