Karboni Amfor është një formë e karbonit pa strukturë të caktuar. Kjo formë e karbonit paraqitet te lloje të ndryshme qymyri, të cilat përmbajnë edhe elemente të tjera ose papastërti. Te karboni amfor bëjnë pjesë: bloza, koksi, qymyri i drurit, qymyri aktiv, qymyri i kafshëve.

Bloza Redakto

Bloza është një formë e pakryer e grafitit (sepse grafiti 100% përmban karbon). Në sasi të mëdha formohet me djegien e gazit natyror (metanit) ose hidrokarbrureve të tjera me sasi të kufizuara tv ajrit. Përdoret për përfitimin e gomës si mbushës të ngjyrës së zezë.

Koksi Redakto

'Koksi përftohet me distilimi i thatë i qymyrgurit. Përdoret në furrnalta për përfitimin e metaleve nga xeheroret e tyre.

Qymyri Redakto

Qymyri aktiv përfitohet me djegien e substancave të ndryshme të ndryshme organike: të drurit, të eshtrave, të sheqerit etj. në një mjedis pa ajër. Këto qymyre kanë aftësi ta absorbojnë erën e pakëndëshme, helmet kimike, ngjyrat etj. Përdoren për pastrimin dhe çngjyrosjen të produkteve të ndryshme, për pastrimin e ujit, të sheqerit, të glicerinës, për flitër për maska kundër tymit dhe helmeve kimike.