Karl Malone

Karl Anthony Malone (lind 24 korrik 1963) është lojëtar i pensionuar i basketbollit në NBA. Konsiderohet si një ndër Alo-Qendrat më të mira gjatë tërë historisë së NBA. Ka qenë dy herë fitues i MVP.

18 vjet të karrierës së tij basketbollistike kaloi në skuadrën Utah Jazz[1]. Më vonë kaloi në Los Angeles Lakers.Pas një vite në këtë skuadër e përfundoi karrierën e tij. Karl Malone është një ndër lojtarët më të mirë që nuk ka mundur të fitojë kampionatin e NBA.[1]

Karriera

Redakto

Malone, u zgjedh(draft) nga Utah Jazz në rendin e 13 të vitit 1985. Kur e përsosi basketbollin e tij, Utah Jazz filloi të formojë skuadrën me lidershipin e Malone'it. Ai me Playmaker'in John Stockton arritën të jenë një dysh superior.18 vite luajtën bashkë në 1412 ndeshje që është rekord. Dyshja Karl Malone-John Stockton në vitet 1997 dhe 1998 arritën në finale me Utah Jazz, por në të dy rastet Michael Jordan i Chicago Bulls fitoi finalet. Për t'u bërë kampion, Karl Malone në vitin 2005 u transferua në Los Angeles Lakers, por edhe kjo skuadër në finale u mposhtë nga Detroit Pistons. Më 13 shkurt 2005 Malone vendosi të përfundonte karrierën e tij basketbollistik.[1]

Në vitin 1997 dhe 1999 është zgjedhur lojtari më i vlefshëm në NBA (MVP).Dy herë është zgjedhur në "Dream Team", në vitin 1992 dhe 1996.14 herë u zgjodh në All-Star, pesë herë u zjodh në pesëshen më të mirë të vitit, dhe hyri në top 50 listën e lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave të NBA.Përmendorja e Karl Malone gjindet në "Delta Centre" ku Utah Jazz luan ndeshjet.

Referimet

Redakto