Karta e Athinës
Karta e Athinës është një dokument që u miratua në kongresin e katërt të Kongresit Ndërkombëtar të Arkitekturës Moderne (CIAM) më 1933 gjatë udhëtimit detar Marsejë–Athinë–Marsejë. Urbanistë dhe arkitektë u mblodhën për të diskutuar dhe shtjelluar idetë e tyre rreth temës "Qyteti funksional". Qëllimi ishte pajtimi rreth detyrat moderne të zhvillimit të urbanistikës.
Karta kishte një ndikim të madh në planifikimin hapësinor pas Luftës së Dytë Botërore.