Kartmonedha 20 lekë (Lek provë 1985)
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Kartmonedha 20 lekë (Lek provë 1985) është një kartmonedhë e Bankës së Shtetit Shqiptar e vitit 1985 në të cilën është dizajnuar një foto (punim dore) ku paraqitet një panoramë nga qyteti i Gjirokastrës në qendër të së cilës ndodhej shtëpia e lindjes e Enver Hoxhës. Në të shihet shënimi "eksperiment i Byrosë Teknologjike në Repartin 1079" dhe vlera e saj në atë periudhë ishte 20 lekë. Në anën ku duket shtëpia e Enver Hoxhës, kartëmonedha ka të stampuar në të katër cepat vlerën (shifrën 20) dhe më pas, në pjesën ballore shkruhet: "BANKA E SHTETIT SHQIPTAR". Në bazamentin e poshtëm të figurës shkruhet sërish vlera (me shkronja dhe jo me shifër: njëzet lekë)
Në qendër të fletës poshtë banesës së Enverit në afërsi të shkallëve të banesës së vjetër Gjirokastrite është stampuar viti i prodhimit (në këtë rast i eksperimentimit) "1985".
Ndërsa në anën tjetër të saj është mbishkrimi kapital "REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË", ku është stampuar edhe stema zyrtare e Republikës me shqiponjën 2 krenore të rrethuar me kallinjtë e grurit. Në qendër duket peizazhi i Tiranës së asaj periudhe ku spikat Muzeu Historik dhe sheshi "Skenderbej", 15-katëshi, Pallati i Kulturës dhe në sfond i është lënë mjaft vënd pamjes së malit të Dajtit. Në këtë pjesë të kartmonedhës historike është stampuar edhe numeri serial i saj. Kartmonedha 20 lekëshe nuk u hodh kurrë në qarkullim.